Lokale
Harrohen varrezat e rrënuara në Bujanoc (foto)
Kaloi një javë nga dëmtimi i varrezave në fshatin Osllarë të Komunës së Bujanocit, ndërsa përveç që ende nuk janë zbuluar aktorët, nuk është ofruar as ndihmë për meremetimin e varrezave.
Familja Shabani, Ibraimi, Sadiku dhe Selmani nuk kanë marrë asnjë mbështetje për dëmtimin e përmendoreve të 10 varrezave të të dashurve të tyre.
Nëse sot i vizitoni këto varreza, do ti gjeni si më 3 shkurt kur edhe u paraqitë rasti për dëmtimin e tyre.
“Nuk kemi pas asnjë interesim nga Qeveria e Serbisë apo organet tjera shtetërore për të na ndihmuar në rregullimin e varrezave të familjarëve tanë”, tha Eshtref Shabani në deklaratën dhënë Titullit.
Ai theksoi se familja e tij dhe të tjerat që kanë pasur fatin e njejtë nuk janë kontaktuar për asnjë ndihmë, përvec se policia është duke hetuar rastin, dhe se ka qenë edhe dy herë të tjera tek varrezat pas ditës që është bërë regjistrimi i këtij akti vandal.
Se interesimi i shtetit për të meremetuar këto varreza është zero, tregon edhe kryetari i Bashkësisë Lokale (BL), Naser Bajrami.
“Kurrfarë kontakti s’kemi pas nga qeveria apo organet që përfaqësojnë qeverinë, si Trupi Koordinues, përveç mjeteve të informimit që na kanë kontaktuar për t’u informuar për rastin”, theksoi Bajrami gjatë prononcimit për Titullin.
Sipas kryetarit të BL-së, familjarëve nuk i është ofruar asnjë ndihmë materiale. Mirëpo, Bajrami që drejton këtë fshat multietnik thekson se këtë akt vandal e kanë dënuar edhe bashkëfshatarët serb të Osllarës dhe se ngjarja nuk ka ndikuar në acarimin e marrëdhënieve ndëretnike.
Për dallim nga Qeveria e Serbisë që nuk interesohet për të ndihmuar familjarët e dëmtuara shqiptare, ajo e Kosovës ka ndarë 97 mijë euro për meremetimin e varrezave të dëmtuara serbe në Kosovë, pas heqjes së lapidarit të UÇPMB-së nga sheshi i Preshevës./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/varrezat-osllare1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!