stadiumit “Air Albania”" Mos m’harro moj nanë, merr vëmendje mesazhi i tifozëve nga Lugina e Preshevës
Tirana ka mbledhur sot shqiptarët anë e mbanë globit, ku nuk bëjnë përjashtim edhe ata nga Lugina e Preshevës.
Një numër tifozësh nga Lugina e Preshevës janë të pranishëm në kryeqytet dhe kanë shpalosur në rrugët e Tiranës dhe një banderolë me një mesazh domethënës.
“Tfala nga Lugina, Shqipnis anë e mbanë, pot thrret bija jote mos m’harro moj nanë”, është mesazhi i përcjellë përmes këtij baneri.
Ndeshja Shqipëri – Ishujt Faroe, atmosferë festive po mbizotëron në shkallët e stadiumit “Air Albania” teksa të gjithë tifozët në stadium janë përgatitur që të festojnë kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ifozet-kuqezi-lugina.jpg): failed to open stream: No such file or directory