Ministri Zhigmanov njofton për afatet në Këshillin Kombëtar Shqiptar (dokument)
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka sqaruar se Ministri për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave – Tomislav Zhigmanov e ka njoftuar për afatin e formimit të shumicës brenda këtij isntitucioni.
Postimi i plotë në Facebook nga Ragmi Mustafi:
Sot në cilësinë e të parit të Këshillit Kombëtar Shqiptar jam njoftuar nga Ministri për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave – Tomislav Zhigmanov se afati i konstituimit të udhëheqjes së Këshillit Kombëtar Shqiptar skadon me 13 janar 2023 (e premte) .
Sipas kësaj shkrese me 14 janar përmbushen kushtet ligjore për futjen e masave të dhunshme për shkak mungesës së një marrëveshjeje për të bërë shumicën dhe bashkëqeverisur me Këshillin Kombëtar Shqiptar.