Olluri: Nesër do ta publikojmë emrin e një biznismeni shqiptar që operon në Serbi e ka lidhje me Martin Berishajn
Rajoni dhe Politika

Olluri: Nesër do ta publikojmë emrin e një biznismeni shqiptar që operon në Serbi e ka lidhje me Martin Berishajn

11.Jan.2023 21:11
0

Gazetari, Parim Olluri, ka thënë se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj “ka gënjyer publikisht” kur ka deklaruar në komisionin parlamenr për menaxhimin e krizës energjetik më 17 nëntor të vitit 2022 se “nuk ka marrë para nga kompania GEN gjatë vitit dy viteve të fundit”.

Sipas Ollurit, Berishaj ka marrë mjete nga kompania GEN gjatë viteve 2021 dhe 2022.

“Berishaj kur ka raportu para komisionit ka gënjye publikisht pasi ka thënë se në vitin 2021-2022 nuk ka marrë asnjë cent për shkak se është emëruar ambasador”, ka thënë ai në Pressing të T7.

Po ashtu Olluri ka paralajmëruar se nesër në Insajderi do të publikohet lidhja e një biznesmeni shqiptar që operon në Serbi e që ka lidhje me Berishajn.

 

“Vërehet një bashkëpunim i Berishajt me një biznismen shqiptar që operon në Serbi dhe ka lidhje edhe me biznismenë serbë dhe rusë”, ka thënë Olluri.

Sipas Ollurit, ambasadori Berishaj duhet të tregojë pse ka marrë mjete financiare nga ky biznismen. /Express/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/lluri.jpg): failed to open stream: No such file or directory
APN fton negociata për të ndërtuar mundësi të re të udhëheqjes me Këshillin Kombëtar Shqiptar
Ministri Zhigmanov njofton për afatet në Këshillin Kombëtar Shqiptar (dokument)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration