Ministri i arsimit Sharçeviq: Provimet e maturës në mesin e muajit qershor
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Serbisë, Mladen Sharçeviq tha se provimet pranuese për fakultetet janë caktuar për 22 qershor ndërsa maturantët e shkollave të mesme u kërkohet të mbrojnë temat e tyre të diplomimit në mes të muajit qershor, transmeton Titulli.com.
Ministri vlerësoi se sistemi arsimor ishte i gatshëm për kthimin e fëmijëve në shkolla por theksoi se gatishmëria e prindërve ishte thelbësore.
Sipas tij maturantët e shkollave fillore do të kenë të gjitha modelet që ishin në maturat e mëparshme.
“Modelet e maturave do të jenë të ngjashme, në testet provuese të gjitha pyetjet në teste ishin të mbyllura me qëllim që t’i lehtësojmë ato. Në fillim të qershorit do t'i ftojmë ata të shohin se si plotësohen format, si duken pyetjet e hapura" , u shpreh ministri Sharçeviq për B92, transmeton Titulli.com.
Ai theksoi se ka nevojë të përfshihen pjesë të caktuara të sistemit arsimor në procesin e punës për shkak të prindërve të fëmijëve të cilët duhet të punojnë./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/hkolla-mesme.jpg): failed to open stream: No such file or directory