Kamberi: Transferi prej 200 mijë euro i Kosovës direkt në llogarinë e komunës së Bujanocit
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka njoftuar se ëstë përmbyllur proceduar e transferimit të mjeteve të ndara nga qeveria në detyrë e Kosovës me kryeministër Abiin Kurti, shkruan Titulli.com.
“Sot, përfundimisht u përmbyll procedura e transferimit të 200 mijë eurove nga Buxheti i Republikës së Kosovës në buxhetin e komunës së Bujanocit. Hap i madh para. Realizim konkret. Vendimi i marrë javën e kaluar nga Qeveria Kurti u bë realitet”, shkroi Kamberi në profilin e ti.
Sipas tij ky është standardi i ri i transferimit të drejtpërdrejtë në llogarinë e komunës është risia dhe fenomeni.
Kamberi ka falënderuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti duke vlerësuar se shuma 200 mijë eurove është po ashtu standard i ri i vendosur nga kjo Qeveri
Më 23 prill të këtij viti qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për mbështetjen financiare për Komunën e Preshevës, Komunën e Bujanovcit dhe Komunën e Medvegjës në vlerën prej 500,000.00 € që do të përdoren për përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia”./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/urti-kamberi.jpg): failed to open stream: No such file or directory