Mehmeti nga KKSH porosi për Kurtin: Lugina përfundimisht të bashkohet me Republikën e Kosovës
Lokale

Mehmeti nga KKSH porosi për Kurtin: Lugina përfundimisht të bashkohet me Republikën e Kosovës

04.Feb.2020 08:04
0

Zëvendës kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enver Mehmeti ka përshëndetur formimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

“Bashkëpunimi institucional duhet të jetë i vazhdueshëm në mes Republikës së Kosovës dhe Luginës së Preshevës”, shkroi Mehmeti, transmeton Titulli.com.

Ai përveç që shpreson në reciprocitet ashtu siç edhe u deklarua kryeministri Albin Kurti, Mehmeti gjithashtu kërkon që Lugina e Preshevës të ketë trajtim të veçantë në përputhje me referendumin e vitit ‘92 dhe luftën e UÇPMB-së.

“Urojmë që të jetë qeveria e fundit që përmbyll fazën finale të dialogut, ku në saje të marrëveshjes gjithëpërfshirëse Lugina e Preshevës përfundimisht të bashkohet me Republikën e Kosovës”, ka shkruar Mehmeti.

Enver Mehmeti mban  pozitën e zëvendës kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar pas zgjedhjeve në tetor të vitit 2018, institucion që punon në anavancimin e pozitës shqiptare në fushat e caktuara./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ver-mehmeti.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Çka kërkuan Kamberi e Arifi nga Qeveria e re e Kosovës dhe Albin Kurti
Arifi e Mustafa: Presim që Qeveri Kurti të përkushtohet më shumë ndaj Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration