Çka kërkuan Kamberi e Arifi nga Qeveria e re e Kosovës dhe Albin Kurti
Shaip Kamberi, kryetar i komunws sw Bujanocit pas zgjedhjes së qeverisë së re të Kosovës dhe Albin Kurtit për kryeministër të ka dërguar telegram përgëzimi duke kërkuar bashëkpunim në të ardhmen.
“Përfshirja e çështjes së Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi, reciprociteti në të drejtat e minoriteteve midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe mbështetja institucionale e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Luginën e Preshevës, mbeten disa nga prioritetet për rimëkëmbjen politike, shoqërore dhe socio-ekonomike të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, thuhet mes tjerash në telegramin e Shaip Kamberit.
Ndërsa kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi duke përshëndetur udhëheqjen e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, është shprehur për proceset e zhvillimit të vendit, transmeton Titulli.com.
“Shpresojmë që Lugina e Preshevës gjithashtu të zë pozitën e merituar të përkujdesit dhe përkahjes institucionale, me qëllim të avancimit të të drejtave dhe statusit të Shqiptarëve në Luginë”, thuhet mes tjerash në shkrimin e Arifit.
Zgjedhjen e Abin Kurtit në krye të qeverisë së Kosovës e kanë përshëndetur edhe partit tjera shqiptare në Luginë të Preshevës./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/mberi-arifi.jpg): failed to open stream: No such file or directory