Lokale
Medvegja, “zemra” e diskriminimit në Serbi
Edhe pse pas ndryshimeve te vitit 2000 në Serbi filloi të promovohet fryma e tolerancës dhe jo diskriminimit, në Medvegjë është vërtetuar e kundërta.
Sipas portalit e-novine të cilët ishin në vend ngjarje, është vërtetuar se banorët e përkatësisë shqiptare në Medvegjë, sistematikisht janë të diskriminuar me qëllimin e qartë të shtetit që struktura etnike e këtij vendbanimi të pazhvilluar kufitar të ndryshojë plotësisht, transmeton Titulli.
E vendosur në rrethin e Jabllanicës, afër kufirit me Kosovën, komuna shumetnike Medvegja, në publikun e gjerë është e njohur si njëra nga tre komunat e jugut të Serbisë në të cilën jetojnë një numër i madh i banorëve me përkatësi nacionale shqiptare.
Me të hyrë në Medvegjë shihen shenjat e para të diskriminimit. Tabelat orientuese në vendet e banuara janë të shënuara vetëm në gjuhën serbe, të cilat mund të shihen edhe përgjatë rrugës magjistrale Lebane – Medvegjë, duke vazhduar edhe në vendbanimet e përziera.
Para ndërtesës së komunës së Medvegjës qëndron edhe tabela me emrin e komunës, i cili për dallim nga emrat e rrugëve, përveç shkrimit cirilik ka edhe shkrimin latin.
Situatë e ngjashme është edhe në rrugën drejt banjës së Sijarinës, ku për të mos besuar, edhe këtu në fshatrat e pastra shqiptare janë vendosur tabelat vetëm me emërtimin serbë të këtyre vendbanimeve.
Pas mbylljes së rrugës në drejtim të Prishtinës, është pamundësuar çdo tregti e këtij rrethi me Kosovën.
Qytetarët e Medvegjës ekzistencën e sigurojnë para së gjithash falë punës në shërbimet shtetërore të financuara nga fondi republikan, ndërmarrjet publike dhe shfrytëzimi i resurseve natyrore, si banjën e Sijarinës, minierës lokale dhe maleve.
Të gjithë këto burime të lartshënuara të ekzistencës, megjithatë, pothuajse të gjithë janë të rezervuar për qytetarë e përkatësisë nacionale serbe.
Në shërbimet komunale dhe publike, strukturat shtetërore, ndërmarrjet publike, institucionet shëndetësore dhe arsimore, punon një numër shumë i vogël i shqiptarëve e cila është shumë më poshtë përqindjes së banorëve të cilën ata realisht e përbëjnë këtë komunë.
Edhe pse ende nuk ka të dhëna zyrtare nga regjistrimi i vitit 2011, vlerësohet se nga 7200 banorë të kësaj komuna, 25-30 për qind e përbëjnë qytetarë të nacionalitetit shqiptarë.
Kjo përqindje realisht është shumë më e madhe nëse merren parasysh edhe ata banorë, të cilët për shkak të diskriminimit sistematik, kanë bojkotuar regjistrimin e fundit si dhe një numër i konsiderueshëm i tyre, për shkak të “mashtrimeve” ligjore dhe administrative, shteti i Serbisë nuk i njeh të drejtën e shtetësisë në vendin që janë lindur dhe që kanë jetuar deri në dëbimin e vitit 1999./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/05/medvegja-komuna.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!