Lokale
Fazliu: Më shumë përkrahje për Karatenë në Luginë
Në sallën e shkollës së Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc është zhvilluar një seminar me karateist të ndryshëm nga Bujanoci e Presheva, raporton Titulli.
Organizatori i këtij seminari, Bejar Fazliu mjeshtër i shkallës së gjashtë-6 Dan është shprehur se qëllimi i këtij seminari ishte shikimi i nivelit të karatesë në këto komuna.
Ai karatenë e përshkruan si një aktivitet që të bënë të ndjehesh i relaksuar,i lirë jo agresiv, dhe një lloj terapie pozitive për njeriun.
“Iniciativa e këtij seminari është se dua ti shoh të gjithë studentët e mi të cilët kanë punuar me mua janë dukë punuar tani dhe ata të cilët nuk janë duke punuar, karakteri i këtij seminari ishte ta shohim ku janë ngecjet përparimet ku duhet ndërhyrë të shohim ku është niveli i karatesë pas disa viteve të mungesës time”tha Fazliu.
Bejar Fazliu nga fshati Raincë i komunës së Preshevs është një ndër mësuesit e parë të karatesë për gjenerata e reja në rajonin tonë dhe Kosovë. Ai tani jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryesisht në qytetin e Philadelfisë.
Pozitën e klubeve dhe mjeshtërve të karatesë në Luginë, sensei Bejar Fazliu e vlerëson të rëndë edhe pse kushtet për të ushtruar këtë veprimtari sportive janë më të mira.
“Gjendja në Luginë nuk është në nivel të duhur sipas mendimit tim, kur kam qenë unë kemi pasur salla prej betoni, të ftohta tash pas disa viteve janë ndërtuar salla te reja moderne, duhet pasur vullnet rinia, prindërit etj që fëmija të merret me karate edhe pse nuk është shumë e përhapur por të jep një beneficion ku të duhet gjatë gjithë jetës”, thotë Fazliu.
Fazliu gjatë bisedës me gazetaren e Titullit shpreh edhe nostalgjinë për vendlindjen e tij, i cili një ditë shpreson të kthehet dhe të vazhdojë përpjekjet për të edukuar dhe trajnuar karateistë të rinj.
Ai porositë institucionet lokale dhe gjithë dashamirët e sportit në Luginë që të përkrahin karateistët e këtij rajoni në mënyrë që të arrihet një përfaqësim i kulturës sonë në arenën ndërkombëtare.
Karateja është një sport me shkathtësi luftarake i cili përmes rrugës dhe mënyrës mbrohet nga kundërshtari me duar bosh.
Në vendin tonë ka një numër të konsiderueshëm që ushtrojnë dhe përgatisin studentë të rinj të karatesë, mirëpo ka prej tyre që kanë treguar rezultate edhe në vendet e ndryshme të Evropës dhe Perëndimit./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/bejar-fazliu.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!