Medvegja kërkon nga Thaçi zbatimin e plotë të IBM-së
Lokale

Medvegja kërkon nga Thaçi zbatimin e plotë të IBM-së

06.Mar.2013 14:54
0
Zyrtarët e komunës së Medvegjës sot i kanë dërguar një kërkesë kryeministrit Thaçi që të zbatohet plotësisht marrëveshja mbi Menaxhim të Integruar të Kufirit (IBM) në Mutivodë Në letrën e ndihmëskryetarit të komunës së Medvegjës, Ismet Zeqiri, kërkohet nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe koordinatorit të bisedimeve për Prishtinën, Blerim Shala, që në bisedimet e ardhshme inicohet zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje. “Menaxhimi i integruar i kufijve është në përputhje me parimet e BE-së dhe shënon një hap të madh në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve. Me këtë rast, ne ju lusim që në bisedimet tuaja të ardhshme me përfaqësuesit e Serbisë të shfrytëzoni autoritetin tuaj që IBM të hyjë në zbatim të tërësishëm edhe në vendkalimin Mutivodë, sepse për banorët e Medvegjës kjo do të ketë domethënie të madhe”, shkruan ndihmëskryetari Zeqiri, transmeton Titulli. Vlen theksuar se zbatimi i IBM-së në Mutivodë - Medvegjë ka filluar më 28 shkurt të këtij viti, mirëpo në këtë pikë kufitare si edhe në atë Muçibabë-Preshevë, nuk lejohet kalimi me dokumente të Kosovës. Për momentin këto pika kufitare mund të shfrytëzohen vetëm nga qytetarët e pajisur me dokumente identifikimi të lëshuara nga Serbia./Titulli.com/ Komuna medvegjescopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/policia-kufiri.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Studentët e Luginës me kërkesa për qeverinë shqiptare
Kamberi: Më mirë opozitë krenare se sa pushtet i turpit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration