Kamberi: Më mirë opozitë krenare se sa pushtet i turpit
Lokale

Kamberi: Më mirë opozitë krenare se sa pushtet i turpit

05.Mar.2013 23:53
0
Ish kryetari i Komunës së Bujanocit dhe drejtuesi i degës së  PVD-së në Bujanoc, Shaip Kamberi , mes pushtetit të tanishëm dhe opozitës zgjedhë këtë të fundit. Kamberi në profilin e tij në rrjetin social facebook ka shkruar “më mirë opozitë krenare se sa pushtet i turpit”. Këto komente drejtuesi i PVD-së i ka bërë me rastin e publikimit të informacionit për gjoja shqyrtim të mundësisë së formimit të një koalicioni me partinë e Nagip Arifit që po drejton komunën e Bujanocit. “U bë i shumtë numri i atyre që, pas lajmit të rrejshëm, më pyesin: A ka kuptim që PVD të kyçet në koalicionin qeverisës në Bujanoc? I njoftoj dashamirët e PVD-së, por, edhe fabrikantët dhe trafikantët e lajmeve të rrejshme se PVD me kohë ka bërë zgjedhjen: Më mirë opozitë krenare se pushtet i turpit”, ka shkruar Kamberi. Titulli.com gjatë ditës ka pranuar një kumtesë në postën elektronike e cila barte emrin “PVD Bujanoc”. Në këtë kumtesë thuhej se kryesia Partisë për Veprim Demokratik do të shqyrtojë ftesën publike të kryetarit të Komunës së Bujanocit Nagip Arifi për kyçje në koalicion. Kjo kumtesë doli të ishte gënjeshtër, pasi zyrtarët e PVD-së mohuan të kenë dërguar një email të tillë, e aq më pak të kenë marrë në konsideratë formimin e një koalicioni me Partinë Demokratike./Titulli.com/ kamberi-fbcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/Shaip-Kamberi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Medvegja kërkon nga Thaçi zbatimin e plotë të IBM-së
“Gazetarët” e trillimeve po dëmtojnë informimin shqip në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration