Marrëveshja e diplomave mes Kosovës dhe Serbisë, ka ngjallë shpresa për Luginën (video)
Lokale

Marrëveshja e diplomave mes Kosovës dhe Serbisë, ka ngjallë shpresa për Luginën (video)

30.Jan.2016 09:23
0
Arritja e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke të diplomave do të filloj zbatimin më 1 mars dhe ka gëzuar shqiptarët në Luginë që po presin me vite për njohjen e diplomave nga autoritetet serbe.

 

Abaz Memeti, inzhenjer i Diplomuar në Universitetin e Prishtinës, ka kohë që ka dorëzuar dokumentet për nostrifikim të diplomës, por ndërprerjet e shpeshta të dialogut dhe mos gatishmëria e Serbisë për implementim të Marrëveshjeve, ka lënë atë në pritje, ka deklaruar për rtk , transmeton Titulli.com.

 

Të njëjtin fat e ka edhe Amdi Mustafa, i cili që nga korriku ka përfunduar Masterin në Universitetin e Prishtinës.

 

Lajmi për njohje reciproke të diplomave është mirëpritur edhe ndër profesor të qendrave arsimore në Luginë.

 

Njohja e diplomave ka siguruar shumë maturantë që studimet e tyre t`i vazhdojnë në Universitetet e Republikës së Kosovës.

 

Mos njohja e diplomave të Universiteteve të Kosovës, në Serbi, ka ndikuar që shumë të rinj nga Lugina, të lëshojnë vendlindjen në kërkim të një perspektive më të mirë./Titulli.com/

 

 VIDEO:

Familjet Maksuti dhe Rashiti: "Falenderim për gjithë miqtë tanë, që ndanë dhimbjen bashk me ne!
Alternativa për Ndryshim shpërndan 4300 libreza antarësie dhe prezanton investitorë të huaj
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration