Alternativa për Ndryshim shpërndan 4300 libreza antarësie dhe prezanton investitorë të huaj
Lokale

Alternativa për Ndryshim shpërndan 4300 libreza antarësie dhe prezanton investitorë të huaj

30.Jan.2016 23:26
0
Në Shtëpinë e Kulturës " Abdullah Krashnica " në Preshevë, Alternativa për Ndryshim ka themeluar edhe dy nëndegë në qytetin e Preshevës dhe ka shpalosur një plan për zhvillim nga investitor të huaj.

Në këtë takim u prezantuan edhe dy investitor të huaj e një kompanie nga kontoni i Cyrihut dhe kompania nga Gjermania, që para publikut treguan se do të hapin vende të reja të punës duke jetuar dhe punuar së bashku.

“E rëndësishme për Preshevën është agronomia ju nuk keni nevojë të importoni pemë dhe perime nga vendet e jashtme kur mund ti punojmë ato së bashku në vendin tuaj, me investimin në Preshevë do të hapim vende të reja të punës me qëllim që rinia e këtij vendi të mos ik në vendet e europës, përfundoi fjalimin investitori nga Gjermania.
Shqiprim Arifi, kryetar i Alternativës për Ndryshim para publikut theksoi se populli  është rezistent që nuk ka lejuar të shkelet dhe nënçmohet nga askush.

Ne jemi një popull rezistent që nuk kemi lejuar të shkilemi dhe të nënçmohemi nga askush, të gjithë e kemi këtë prejardhje,

“Këtu është stopuar largimi i shqiptarëve sepse kemi qenë rezistent ndaj torturave që kanë tentuar shpërnguljen e banorëve të këtij vendi, duke i falemnderuar prindërit tonë sepse ata kanë rezistuar dhe na kanë rritur dhe edukuar si dhe na kanë dhën perspektivë duhet të jemi krenar me prindërit tanë”, theksoi Arifi.

Ai falënderoi edhe  ish- ushtarët e këtij vendi që kanë flijuar gjithçka për çlirimin e këtij vendi edhe miqët nga  Shteteet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian .

Alteranativa ka bërë shpërndarjen e  4300 libreza të antarësisë për të gjithë nëndegët dhe anëtarët e Alternativës për Ndryshim në Preshevë.

Marrëveshja e diplomave mes Kosovës dhe Serbisë, ka ngjallë shpresa për Luginën (video)
Krijuesit e Luginës brenda një Panorame Letrare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration