Lokale
Madhështore, ambasadorë dhe ministra në hapjen e shkollës në Tërnoc (foto)
Në mënyrë solemne sot është përuruar dhe prerë shiriti në shkollën fillore “Muharem Kadriu” në lagjen e Strukarëve në Tërnoc.
Në këtë ngjarje madhështor kanë marrë pjesë zyrtarë më të lartë të Agjensionit ndërkombëtarë turk “Tika”, ministra nga qeveria e Serbisë, pushteti lokal i Bujanocit, e shumë intelektual e qytetarë nga Bujanoci, nxënës dhe mësimdhënës me më gjerë.
Në fjalimin e tij drejtori i kësaj shkolle, Bajram Salihu, para të pranishmëve tha se Tërnoci është vatra më e madhe arsimore në rajon për mësim në gjuhën shqipe, ku tregon dhe vetë historia e saj.
“Kjo shkollë në Tërnoc daton që nga viti 1922, ku arsimtarët e asaj shkolle me mjetet e shoqërisë nacional çlirimtare kanë blerë një shtëpi private për shkollimin e nxënësve të kësaj pjese”, tha Salihu duke elaboruar historikun e shkollës.
Ambasadori i Turqisë në Beograd, Mehmet Kemal Bozay, pasi uroi kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin, nxënësit dhe qytetarët për këtë shkollë të re, ai tha se ne nuk do të ndalemi se investuari në këtë pjesë së bashku me përfaqësuesit e “Tikës”, biznesmenët e kësaj pjese që jetojnë në Turqi dhe në bashkëpunim me kryetarin Arifi dhe qeverinë e Serbisë, e sidomos në fushën shëndetësisë, arsimit dhe zhvillimin e infrastrukturës, raporton Titulli.
“Për nxënësit e kësaj shkolle që do të dalin kuadro të reja, do të fokusohemi edhe më shumë për të kontribuar në zhvillimin e vendit tuaj, e sidomos do të fokusohemi në shëndetësi. Kjo pritje kaq e ngrohtë dhe prania e nxënësve na inkurajon që të punojmë edhe më shumë në realizimin e projekteve të tilla”.
Ali Baskan, kryetari i Agjensioni për zhvillim dhe bashkëpunim në Ballkan “Tika”, deklaroi se “ky investim në fshatin Tërnoc, tregon se sa ne jemi serioz në investimet dhe zhvillimet në Ballkan, ku kemi investuar në shumë vende dhe kemi marrë pjesë në më shumë se 100 ngjarje të tilla. Dhe gjithashtu do të vazhdojmë që të investojmë së bashku me vëllezërit tanë shqiptarë që jetojnë në Turqi”.
“Mirdita nxënës të kësaj shkolle, mirëdita të pranishëm dhe qytetarë”, kështu ka filluar përshëndetjen e tij Ministri pa Portofol, Sylejman Uglanin, i cili tha së përcjell përshëndetjen në emër të Qeverisë së Serbisë të gjithë qytetarëve dhe kryetarin e komunës Nagip Arifin dhe bashkëpunimin e tij të mirë me agjencin turke “Tika” për të ndërtuar këtë shkollë.
Ndërkaq kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi në fjalimin e tij veç tjerash tha: -Hapja e një shkolle mbyll burgje dhe hapë horizonte të reja për rininë tonë, duke krijuar parakushte për një perspektivë të shëndoshë-.
“Të nderuar mysafir, për ndërtimin e kësaj shkolle ideja ka lindur që në vitin 2006, por filloj të ndërtohet më 2011, dhe më në fund ky projekt madhor po realizohet, por nuk do të ndalemi me kaq sepse këtë objekt madhështorë do ta përfundojmë në tërësi atëherë kur ta kompletojmë edhe infrastrukturën përcjellëse. I jemi falënderues pa masë organizatës "TIKA", e cila pranoi që të ndërtoj një shkollë duke kuptuar idenë dhe qëllimin tonë që gjeneratave të reja t’i mundësojmë shkollim kualitativ me të gjitha standardet bashkëkohore”, tha mes tjerash Arifi.
I pari i komunës me këtë rast ka bërë edhe shpërndarjet e mirënjohjeve për të gjithë ata kontribuues që çuan në realizimin e këtij projekti madhor me një vlerë pre 1 milion e 30 mijë euro nga “Tika” dhe 100 mijë euro nga buxheti i komunës së Bujanocit.
Më pas është bërë dhe shpalosja e pllakës së investitorëve në shenjë mirënjohje dhe prerja e shiritit në mënyrë solemne me një vizitë në shkollën e sapo hapur.
Në këtë shkollë këtë viti (që nesër) do të fillojnë mësimin të gjithë nxënësit e kësaj lagje duke filluar nga klasa e parë deri në klasë të shtatë, kurse paralelet e teta do të fillojnë nga viti i ardhshëm.
Gjithësejt në këtë shkollë do të mësojnë rreth 400 nxënës, ndërsa në klasë të parë do të fillojnë një paralele me 35 nxënës.
Në mesin e të pranishmëve të tjerë të cilët morën pjesë në ceremonin e inaugurimit ishin: kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë-Zoran Stankoviq, deputeti shqiptar-Riza Halimi, ai i Këshillit Kombëtar Shqiptar-Galip Beqiri, kryetari i Kuvendit Komunal-Jonuz Musliu, kryetari i Preshevës-Ragmi Mustafa, kryetari i degës së PVD-së Shaip Kamberi si dhe përfaqësues të tjerë të subjekteve politike./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/09/Shkolla-ternoc-41.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!