Afarist nga Turqia të interesuar për investime në Bujanoc
Lokale

Afarist nga Turqia të interesuar për investime në Bujanoc

02.Sep.2013 20:49
0
Një grup afro 30 veta shqiptarësh me prejardhje nga komuna e  Bujanocit të cilët me dekada të tëra jetojnë në vendet e ndryshme të Turqisë sot zhvilluan një takim me përfaqësuesit e pushetetit lokal të Bujanocit dhe kanë shkëmbyer përvoja dhe ide rreth zhvillimit ekonomik dhe investimeve potenciale në komunën e  Bujanocit. Në sallën e shtëpisë s kulturës në Bujanoc, zyra për zhvillimi ekonomik lokal prezantoi potencialet që ka territori i komunës së Bujanocit për investime të reja. Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi duke i uruar mysafirët për pjesëmarrjen në këtë takim tha se bashkërisht do të mundë të ndërtojmë dhe zhvillojmë komunën, vendin tonë dhe tuajin. “Ne jemi të gatshëm të ndihmojnë në forma të ndryshme investimet që ju mundë të bëni dhe mundë të them lirisht se Bujanoci gjendet në një vend shuam të favorshëm për zhvillimin e bizneseve”, tha Arifi. “Ju urojë mirëseardhje në komunën dhe vendlindjen tuaj. Ky është vendi ku ju keni marrë hapat e parë të jetës suaj andaj tash mundë ta ndihmoni edhe përmirësimin e punësimit përmes investimeve që mundë t’i bëni “, tha para mysafirëve kryetari kuvendit komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu. Të pranishmit mysafirë nga Turqia, prej të cilëve edhe disa afarist të suksesshëm u interesuan më shumë rreth ndihmesës financiare që jep buxheti i komunës dhe shteti i Serbisë për investitorë të mundshëm. “Ka shumë vite që jetoj në Turqi dhe tani jam në pension, mirëpo tani jam më shumë i orientuar të punojë në politik dhe të ndihmojë popullin, andaj unë dëshirojë që edhe ju të punoni për popullin që ju ka zgjedhur juve”, është shprehur kështu një nga mysafirët shqiptaro-turk. Nga gjithë biseda që është zhvilluar gjatë takimit janë shfaqur interesime nga  afaristët shqiptaro-turk për investime të mundshme në komunën e Bujanocit për të ringjallur zhvillimin ekonomik dhe zbutur papunësinë. Njëkohësisht shoqëria kulturoro-artistike "Zëri i Luginës" për misafirët nga Turqia ka prezantuar edhe program kulturore me valle burimore shqiptare. /Titulli.com/ [caption id="attachment_86512" align="aligncenter" width="960"]Mysafirët afarist nga Turqia- në Bujanoc Mysafirët afarist nga Turqia- në Bujanoc[/caption] [caption id="attachment_86513" align="aligncenter" width="640"]SH.K.A "Zëri i Luginës"- programi i prezantuar para mysafirëve shqiptaro-turk SH.K.A "Zëri i Luginës"- programi i prezantuar para mysafirëve shqiptaro-turk[/caption]  copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/09/Arifi-me-afarsitet-turq.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Madhështore, ambasadorë dhe ministra në hapjen e shkollës në Tërnoc (foto)
Mal Tërnoci së shpejti me asfalt (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration