Lokale
Luhatet organizimi fetar në Luginë
Koordinatori i grupit për themelimin e bashkësisë Islame në Luginë, Nexhmedin Ademi, në emisionin e paradites në RTV Presheva ka reaguar lidhur me paraqitjen publike të Fikret Limanit, si myfti i bashkësive fetare në Luginë.
“Nuk është myfti i Luginës por është i emëruar nga Muhamer Zukorliq për myfti në këtë rajon” është shprehur Ademi.
[caption id="attachment_36685" align="alignleft" width="143"] Nexhmedin Ademi[/caption]
Ademi është shprehur kundër standarteve të dyfishta dhe legjitimiteteve në të cilën thirret myftiu Fikret Limani.
Në rajonin e Luginës veprojnë këshillat e Bashkësisë Islame (të Kosovës e Novi Pazarit) dhe Bashkësia Islame për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Lidhur me organizimin fetar mysliman në rajonin e Luginës, kryemiftiu i Kosovës, Naim Tërnava gjatë një takimi të mbajtur në dhjetor të vitit 2012 me imamët e këtij rajoni u patën pajtuar që të formojnë organ që do ta përfaqësojë komunitetin mysliman./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/Bashkesia-Islame-e-Serbise.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!