Lokale
Analizat e mjekëve turk: Tana nga Presheva në gjendje të mirë shëndetësore (video)
Para nënshtrimit të operacionit të Tanës në spitalet turke, mjekët kanë konstatuar se analizat e kryera sot rezultojnë të jenë më mirë se siç janë paramenduar nga mjekët kompetent. Këtë e ka konfirmuar për Radiotelevizionin Presheva përmes telefonit Qani Nalbani nga Stambolli.
Vogëlushja, Tana Sabedini nga Presheva gjatë ditës së djeshme është pranuar në spitalin Mehmet Akif Ersoj në Stamboll , ndërkaq ajo sot në orët e paradites iu nënshtruar analizave më të detajuara nga mjekët eminent të Turqisë doktor Emrah Erten.
Gjendja e saj shëndetësore është shumë stabile dhe mjaftë mire pas analizës së katederizimit, ka theksuar kështu për Radiotelevizionin Presheva Qani Nalbani, kryetar i shoqatës turko-shqiptare nga Bilaçi njëherit kontribuues mjaft i madh për shërimin e Tanës.
Nalbani së bashku me zonjën Kimet Kara, gazetare dhe pronare e e gazetës Ozegr Rrumelli janë pritur sot nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë për të biseduar rreth mundësisë së krijimit të urave të bashkëpunimit që pacientë nga Lugina e Preshevës që kanë nevojë për shërim jashtë vendit tu mundësohet në qytetet e Turqisë./Titulli.com/
http://youtu.be/aEdfhS52CKA
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/12/tana-sabededini-turqi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!