Lokale
Lugina niset drejt Vlorës
Të veshur me veshje kombëtare, me flamurin kombëtar në duar, katër qytetarët Ekrem Avdiu – Gjilan, Dilaver Musliu – Preshevë, Gani Shaqiri – Bujanoc, Nazim Ajdini – Medvegjë, janë nisur të shtunën në këmbë për në Vlorë. , për të shënuar kështu një nga format e festimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe për të përcjellë mesazhin e tyre, jemi një.
Dhjetëra qytetarë gjilanas, zyrtarë deputet, kishin dal për ti përcjellë dhe uruar rrugë të mbarë, me këtë rast Omer Daku, nënkryetar i komunës duke u uruar rrugë të mbarë ka thënë se kjo është një iniciativë e vullnetare e këtij grupi të cilën e përshëndet edhe komuna e Gjilanit , për t’u shënuar edhe në këtë formë 100 vjetori i shtetit shqiptar. Ai tha se është një simbolikë e mirë bartja e flamurit kombëtar nga Gjilani për në Vlorë, raporton 2lonline.
Ekrem Avdiu, njëri prej atyre që do t’ia mësyj Vlorës, në këmbë, tha se ky grupi i qytetarëve, që si një simbolikë, njëri vije nga Gjilani, tjetri nga Presheva, Bujanoci e Medvegja, do të rrugëtojnë 18 ditë për të mbërri në ditën e caktuar në Vlorën e heroike.
Ndryshe, rrugëtimi që do ta bëjnë këta katër qytetarë. Do të ketë këtë rend udhëtimi: Gjilan, Ferizaj, Shtime, Suharekë, Prizren, Morinë. Kukës, Rreshen, Milot, Fushëkrujë, Vor, Durrës, Kavajë, Fier,Vlorë.
Në mesin e atyre që kanë dal për ti përcjellë, ishte edhe Kushtrim Kadriu nga Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore SHSHKL “Vatra”, që ka vlerësuar se me këtë udhëtim këta katër qytetarë dëshirojnë të shprehin dashurinë për Shqipërinë, të paraqesin kërkesë Kosovës e Shqipërisë që të kujdesen më shumë për Preshevën, Medvegjen e Bujanocin.
Gjithashtu ky udhëtim paraqet homazh për të gjithë dëshmorët e rënë për krijimin e shtetit shqiptar dhe gjithë dëshmorët tjerë dhe falënderim Shqipërisë për ndihmën e madhe qe i ka dhënë Kosovës në çdo periudhë historike, posaçërisht në luftën e fundit për liri.
Sipas tij, vete fakti se ata vijnë edhe nga tri qytete të ndryshme: Presheva, Bujanoci e Medvegja, ka simbolikën e vet, simbolikën e bashkimit, simbolikën se Kosovës Lindore i mungon liria, simbolikën se Kosova Lindore i takon Shqipërisë./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/gjilan-vlore_101112.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!