Lokale
Arifi ballë për ballë me qytetarët
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, do të përballet të hënën me qytetarët përmes ekranit televiziv. Arifi do të gostoj në Rtv Spektri në fillimin e edicionit të emisioneve të titulluar “ Ftesë për studio “.
“ Njeriu i parë i komunës sonë do të përgjigjet në shumë pyetje që janë në interes të qytetarëve “. Shpresojmë se në këtë emision do të thuhen disa gjëra për herë të parë “, thonë për Titullin kolegët nga redaksia e Rtv Spektri.
“ Koncepti i pyetjeve do të jetë i tillë që do të diktoj marrjen e përgjigjeve ekskluzive “ pohojnë nga ky medium elektronik.
Emisioni “ Ftesë për studio “ transmetohet drejtpërdrejt të hënën me fillim prej orës 20:15, ndërsa Titulli.com do ta transmetoj direkt nga studio e RTV Spektrit për qytetarët që jetojnë në Diasporë, të cilët nuk kanë mundësi ta përcjellin këtë emision.
Krytari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, herën e fundit ka qenë mysafir në Rtv Spektri më 28 dhjetor të vitit 2007./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/nagip-arifi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!