Lugina mori drejtimin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës
Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës ka rizgjedhur sot kryetar akademikun Hivzi Islami, u bë e ditur përmes një njoftimi për medie. Të rizgjedhur janë edhe nënkryetari e sekretari i përgjithshëm i AShAK – akademikët Pajazit Nushi e Isuf Krasniqi.
Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 24 dhjetor 2014, mbajti zgjedhjet e rregullta të udhëheqjes së Akademisë, dhe zgjodhi Kryesinë e re të Akademisë:
- Akademik Hivzi Islami - kryetar;
- Akademik Pajazit Nushi - nënkryetar;
- Akademik Isuf Krasniqi - sekretar i përgjithshëm.
Kuvendi i Akademisë gjithashtu verifikoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:
- Akademik Eqrem Basha, sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë;
- Anëtar korrespondent Jusuf Bajraktari, sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore;
- Akademik Fejzullah Krasniqi, sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës;
- Anëtar korrespondent Luan Mulliqi, sekretar i Seksionit të Arteve.
Ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë i Kosovës, Arsim Bajrami, ka uruar të zgjedhurit.
Akademiku Hivzi Islami është nga Letovica e Komunës së Bujanocit.