Lokale
Lugina kërkon më shumë vende në UP
Parlamenti i Studentëve (UP), Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore “Vatra”, Unioni i Studentëve Proevropianë dhe Këshilli i Studentëve nga Gjilani kërkojnë nga Ministria e Arsimit dhe ministri Buja që të rritet numri i studentëve të pranuar nga Lugina në Universitetin e Prishtinës.
Me një letër zyrtare drejtuar ministrit Ramë Buja, dhe në bazë të vlerësimit të gjendjes dhe kërkesave nga studentët e institucionet që përfaqësojnë qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, këto subjekte kërkojnë që në degët e fakulteteve të UP-së: Edukim, Juridik dhe Ekonomik, në Gjilan, të rriten kuotat për pranimin e studentëve nga Lugina e Preshevës, shkruan koha.
“Ne kërkojmë që të respektohet vendimi i mbledhjes së fundit të Senatit të UP-së nga 11 korriku 2012, që parasheh aktivizimin e programeve të fakultetit të Edukimit në Gjilan, Histori dhe Gjeografi me Edukatë Qytetare, për arsye se përkon direkt me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të kësaj pjese dhe Anamoravës në përgjithësi.
Këto kërkesa janë të kahershme dhe si të tilla i kontribuojnë mundësive dhe kujdesit të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, andaj apelojmë që të aprovohen këto kërkesa sa më parë, para se ato të ndërrojnë formë thuhet në kërkesën e këtyre shoqatave”, thuhet në këtë letër./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/studentet.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!