Lokale
Daçiq dëshiron ta kthejë PVD-në në qeverisje të Bujanocit
Kryeministri dhe lideri i Partisë Socialiste Serbe Ivica Daciq, ka deklaruar në Vranjë se për atë është e palogjikshme që partia e deputetit popullor Riza Halimit nuk është pjesë e koalicionit qeverisës në Bujanoc.
“Në Bujanoc kemi një situat të palogjikshme. Lideri i PVD-së Riza Halimi është deputet popullor në Parlamentin e Serbisë. Nga ana tjetër partia e tij nuk merr pjesë në qeverisjen lokale. Kjo prodhon paqëndrueshmëri politike”, ka deklaruar lideri i PSS-së duke u përgjigjur në pyetjen e gazetares se rikombinimi i qeverisjes së tanishme në Bujanoc do të nxise paqëndrueshmëri politike, transmeton Titulli.
Ai në vazhdim ka sqaruar se është në interes të Serbisë stabiliteti politik në jug të saj dhe në përputhshmëri me këtë është mirë që partia e Riza Halimit të jetë pjesë e koalicionit qeverisës në Bujanoc.
“Intereset politike në jug janë të ndryshme, mirëpo sa më përket mua unë jam për atë që kjo të korrigjohet ashtu që partia e Riza Halimit të jetë pjesë e qeverisjes lokale në Bujanoc”, ka thënë kryeministri i Serbisë dhe njeriu i parë i socialistëve, Ivica Daciq.
Këto deklarata Daciq i bëri sot në Vranjë në ceremoninë qendrore të shënimit ë Ditës së Sektorit për situata të jashtëzakonshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
“Për herë të parë po dëgjojë këtë informacion. Deri më tani me serbët e Bujanocit dhe për interesat serbe në qeverisjen lokale, e cila është e fortë dhe stabile, askush nuk ka folur, ka thënë për Tanjugun Stojanca Arsiq, nënkryetar i komunës së Bujanocit dhe shef i Grupit qytetarë.
Qeverisja lokale në Bujanoc përbëhet prej 21 këshilltarëve nga gjithsejtë 41, në të cilën janë Partia Demokratike (PD) e Nagip Arifit me 12 këshilltarë, Grupa Qytetare “Stojanca Arsiq” me pesë , koalicioni serb “Koalicioni për një Bujanoc më të mirë”, me katër këshilltarë.
Në koalicion opozitar janë Partia për Veprim Demokratik (PVD) e Riza Halimit me tetë këshilltarë, Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) e Jonuz Musliut me gjashtë dhe Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) me tri ulëse . Si këshilltarë tjetër i opozitës, por që ka dalë nga koalicioni opozitar është edhe këshilltari i Partisë Demokratike Shqiptare të Ragmi Mustafës.
Këtyre ditëve janë zhvilluar bisedime në mes të liderit të PD-së Nagip Arifit dhe deputetit popullor të Partisë Përparimtare Sebe (PPS) Dragan Nikolliq për përfshirjen edhe të dy këshilltarëve të këtij subjekti në qeverisjen lokale të Bujanocit të cilët për momentin janë në opozitë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/Riza-Daciq.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!