titulli.com
Lokale

Lugina ka nevojë për ndihmë nga bashkatdhetarët (foto)

22.Jul.2012 15:23
0
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) me seli në Preshevë ka filluar fushatën për sensibilizimin e bashkatdhetarëve me nevojat në Luginë. QSA, në aksionin e marrë në Preshevë dhe Bujanoc ka shpërndarë broshura me botime të cilat përmbajnë aktivitetet e deritanishme dhe nevojat e banorëve në Luginë, si dhe vakti të muajit të Ramazanit. Sipas kësaj qendre një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve kanë dhënë dhe janë duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në vendlindjet e tyre, mirëpo rrallë herë ata arrijnë të njoftohen më për së afërmi me rrjedhat në Luginë, si në aspektin humanitarë, social, ekonomik, shëndetësor etj. QSA deri më tani ka realizuar një numër të konsiderueshëm projektesh, duke qenë shumë afër personave dhe familjeve të kategorive të ndryshme sociale e humanitare, ku roli i bashkatdhetarëve ka qenë vendimtar. Fushata do të vazhdojë ditëve në vijim edhe në qendrat simotra në Kumanovë, Zvicër, Gjermani dhe Belgjikë, me po të njëjtin qëllim dhe moton e solidaritetit./Titulli.com/

Priboc: Policia i ndalon, komuna "intervenon" (foto)
LPD: Po shteren mjetet politike për zgjidhjen e problemeve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration