Lokale
Lugina feston Kurban Bajramin, apelohet për paqe dhe tolerancë
Mijëra besimtarë myslimanë në xhamitë e Luginës, të premten e kanë kryer faljen e Kurban Bajramit
Falja e namazit të Kurban Bajramit u bë edhe në xhaminë e mesme në Tërnoc të komunës së Bujanocit.
Me këtë rast, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc, Sulejman Fejzullahu, bëri thirrje për lënien e urrejtjes dhe armiqësisë ndërvllazërore.
“Ftojë besimtarët që prej këtij moment të jenë më tolerant, solidarë dhe të sinqertë. Të mbizotërojë paqja dhe jo urrejtja mes myslimanëve dhe vëllezërve tanë siç po shohim dhe dëgjojmë këtyre ditëve”, tha Fejzullahu, gjatë ligjëratës së të tij në xhaminë e Tërnocit.
Lugina, për dallim nga Shqipëria dhe Maqedonia, “zgjodhi” të fillojë shënimin e festimit të Kurban Bajramit të premten, kur edhe në shumicën e vendeve islame, përfshi edhe Republikën e Kosovës, po shënohet kjo ditë.
Festa e sotme po vazhdon me shpërndarjen e kurbaneve në familjet e varfëra si dhe farefisin.
Tradita vazhdon edhe me vizitat tek të afërmit për të uruar këtë festë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/xhamia-ternoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!