titulli.com
Lokale

Lugina do të bëhet edhe me një rrugë të asfaltuar për në Kosovë (video)

27.Jul.2012 18:07
0

Rruga për në Breznicën e poshtme e më pas në Kosovë, që deri më sot është përdorur më shumë nga tregtarët, ka nisë të përgatitet për asfaltim dhe përdorim për të gjithë qytetarët e Luginës, e posaçërisht ata të komunës së Bujanocit Makineria e kompanisë “Saba Bellça”nga Presheva sot ka filluar punimet në dalje të fshatit Tërnoc (Svetllosti) për të zgjeruar dhe përgatitur për asfaltim rrugën ekzistuese që lidhë vendbanimet shqiptare të vendeve të ulëta me ata të malësisë së komunës së Bujanocit. Kjo rrugë përveç që lidhë këto vendbanime, do të jetë edhe një arterie tjetër komunikimi mes Luginës dhe Kosovës, pasi që qytetarëve do tíu mundësojë që përmes kësaj rruge dhe fshatit kufitar Breznicë të kalojnë në Kosovë (Roganë/Rogaçicë). Rruga që do të ketë një distancë afro 6 kilometra, sipas drejtorit të Drejtoratit për Ndërtim Agim Halitit do të kushtojë 105 milionë dinarë përfshirë edhe TVSH-në. Haliti i tha Titullit se për këtë rrugë janë para paguar 21 milionë dinarë, 10 milionë nga Trupi Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë si dhe 11 milionë dinarë nga buxheti i komunës së Bujanocit. Gjerësia e rrugës do të jetë 5.5 metra, ndërsa sipas organit mbikëqyrës të punimeve “CIPI” nga Beogradi, në disa kthesa ajo do të jetë edhe 6 metra. Haliti, për mediumin tonë tha se do të punohet deri sa do të ketë mjete që do të financojnë këtë rrugë me rëndësi të madhe për banorët e këtyre trevave. Kjo rrugë e paasfaltuar është meremetuar disa herë, mirëpo për shkak të ndikimeve të motit dhe dëmtimit nga makineritë e rënda që e kanë shfrytëzuar këtë rrugë për tregti me Kosovën, ka qenë pothuajse e pamundur të shfrytëzohet nga automjetet e vogla/Titulli.com/ http://youtu.be/fcmAAz2Cq_c
Kolona të gjata në Konçul, pritje deri në pesë orë
USAID mbështet projektet e komunës së Bujanocit (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration