titulli.com
Lokale

Kolona të gjata në Konçul, pritje deri në pesë orë

27.Jul.2012 18:57
0
Në pikën kontrolluese në Konçul të komunës së Bujanocit udhëtarët presin deri në pesë orë për të kaluar kufirin. Siç kanë raportuar udhëtarët që sot kanë kaluar përmes kësaj pike kufitare që lidhë Serbinë me Kosovën, kolonat me automjete janë të gjata dhe arrijnë deri në tre e më shumë kilometra. “Unë kamë pritë për katër orë në kufirin e Konçulit për të kaluar në Serbi”, tha për Titullin A.H. i cili me makinën e tij me targa të Austrisë (WE) ishte nisur për ti vizituar të afërmit në Luginë. Sipas tij fatin e njëjtë e kishin me qindra udhëtarë të tjerë, kryesisht bashkatdhetarë që këto ditë po kthehen në vendet e Evropës perëndimore. Kolonat janë të gjata në të dy anët e pikës kontrolluese në Konçul, por më e theksuar është ajo që vjen nga Kosova (Dheu i Bardh) për në Serbi./Titulli.com/
Bujanoci me 5 mijë persona të papunë
Lugina do të bëhet edhe me një rrugë të asfaltuar për në Kosovë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration