LPD sqaron zhvillimet në formimin e shumicës në Këshillin Kombëtar Shqiptar
Lokale

LPD sqaron zhvillimet në formimin e shumicës në Këshillin Kombëtar Shqiptar

15.Jan.2023 08:42
0

Lëvizja e Progresit Demokratik përmes një deklarate për media ka sqaruar gjendjen e krijuar në Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Deklaratë rreth zhvillimeve në KKSH:
 
I.
Lëvizja e Progresit Demokratik gjatë gjithë procesit, para dhe pas zgjedhor nuk ka qenë destruktive e shantazhuese por ka qenë objektive dhe konstruktive si me elektoratin e vet që i kanë dhënë forcë organizative politike por edhe me partnerët e mundshëm rreth një koalicioni të përbashkët për KKSh.
Qëndrimi i Kryesisë së LPD-së ka qenë i prerë që nga dita e parë por e shprehur edhe deklarativisht më 8 janar për t’i dhënë hapësirë kohore subjekteve tjera për një marrëveshje të koalicionit të mundshëm.
 
II.
Sa i përket akuzave të ngritura kundër subjektit por edhe kundër udhëheqësit të LPD-së, nënvizojmë se LPD-ja më shumë se çdo parti tjetër ka vepruar, bashkëpunuar e është bashkërenduar për Kosovën e me Kosovën.
Dezinformatat dhe propaganda se jemi kundër Kosovës, nuk qëndron aspak, se më mirë se kushdo tjetër është memoria kolektive ajo e cila e thotë të vërtetën.
Sa për rikujtim LPD-ja ka lindur nga vullneti politik e ushtarak që bërthamën e vet politike organizative e ka në LPK, UÇK, UÇPMB si dhe ka mbi dy dekada veprimtari politike në Luginë nën këtë frymë e sa do të ketë frymë kështu do të veprojë.
Për Kosovën kemi dhënë pasurinë, jemi vetmohuar, e sakrifikuar. E Jonuz Musliu me familjarët e bashkëveprimtarët e tij rininë e kanë kaluar nëpër burgje e sakrificë për Kosovën Republikë, e po të jetë nevoja, aty prap do të na ketë Kosova në të njëjtat forma, pa u dridh aspak qerpiku. Sepse Kosovën e shohim si atdheun tonë, e jo për keqpërdorime financiare. Sa i përket kësaj i madh e i vogël e dijnë. Pikë.
E aq më pak PVD-ja nuk ka kurrfarë legjitimiteti politik e as institucional që për dështimet e lobimet për interesat parciale të tyre të bëjnë propagandë për vlerën dhe qëndrimet e LPD-së.
 
III.
Sa i përket mundësive të formimit të koalicionit, si LPD kemi dhënë qëndrimet dhe arsyet tona që janë të shprehura edhe publikisht por që i kemi shprehur edhe në negociatat e përbashkëta, por edhe para Kryeministrit të Kosovës z.Albin Kurtit, që LPD ka qëndrim të prerë rreth pozitës së kryetarit dhe se në këtë proces nuk ofrohet për asnjë koalicion tjetër, dhe kemi garantuar që çfarëdo epilogu që do të ketë me apo pa LPD-në në KKSh, veprimet tona nuk do të reflektojnë e as nuk do të rrezikojnë proceset tjera të ndërtuara me mund e përkushtim. Sepse kemi theksuar kjo është një garë mes shqiptarësh, dhe në fund një shqiptar prap do të ishte në krye të KKSh-së.
Ne jemi dhe do të jemi ashtu siç kemi qenë gjithëherë për më shumë Kosovë e Shqipëri në Luginë, por vetëm për shqiptarët e të mirën e përgjithshme të shqiptarëve, e jo për grupacione e monopole politike.
Qëndrimin tonë e bëri më të fortë edhe deklarata e Kryeministrit Kurti se nuk i kishin treguar drejtë për veprimet e fundit në KKSh, dhe përderisa atë nuk e njoftojnë për gjithçka çfarë ka ndodhur rreth konkursit si dhe amnistimi i kandidatit të PVD-së përkundër fakteve të prezantuara, ne nuk mund ta pranonim kandidatin e tyre për arsyet që ne i faktuam në takim.
E vërteta është se LPD-ja gjatë gjithë këtij procesi ka mbajtur qëndrimin e nxjerrur nga Kryesia për mandat të plotë, e shantazhet dhe pazaret e numrave për 2:2 udhëheqje e për 1 vjet mandat, janë ofruar dhe i kemi refuzuar. Dhe e vërteta tjetër është se edhe Kryeministri Kurti i ka refuzuar.
E kompromisin dhe balancën politike që gjatë gjithë kohës e kërkuam, në minutat e fundit e ofruan që tanimë ishte vonë. Dhe përderisa nuk e morëm përkrahjen për ta udhëhequr KKSh-në, theksuam se nuk e kemi për obligim që t’ja gjejmë partnerët PVD-së për t’ja siguruar numrat, e që në të gjitha takimet ka theksuar se ka shumicë absolute, gjë që nuk i doli e vërtetë.
Sa i përket seancës së thirrur nga PVD-ja, anëtarët e LPD-së nuk shkuan sepse nuk kishim një marrëveshje paraprake dhe kemi deklaruar se nëse nuk kemi marrëveshje, ne do të jemi opozitë në KKSh.
 
IV.
Sa i përket proceseve tjera politike, LPD-ja qëndron e palëkundur në marrëveshjet politike në fuqi dhe për to kemi dhënë e kemi marrë garancë nga të gjithë partnerët se qëndrimi jonë rreth KKSh-së, nuk do të reflektojë në proceset tjera politike por as në institucionet tjera që janë në raport me Serbinë. Deklaratat për destabilitet politik në Luginë nuk i kemi thënë ne e as nuk i themi ne.
Ne shprehim keqardhjen që PVD-ja nuk pati vullnet të forcojë koalicionet e ndërtuara me mund gjatë këtyre viteve dhe në këtë rast përapara ofertës tonë politike i dha prioritet organit të dhunshëm.
 
Dhe për fund, deklarojmë se si LPD nuk do të udhëheqim me organin e përkohshëm, edhe nëse eventualisht vjen deri tek propozimi i ministrit që njëri nga anëtarët e LPD-së të udhëheq këtë organ, ne do ta refuzojmë. Sepse në vazhdimësi kemi theksuar se besimin për udhëheqje e kërkojmë vetëm me marrëveshje të përbashkët dhe në asnjë formë tjetër.
 
14 janar 2023, Bujanoc
Nga Kryesia e LPD-së,
Shqiprim Musliu - Kryetar
copy(/home/titulli/public_html/images/image/pd-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
PVD sqaron pse nuk u formua shumica qeverise në Këshillin Kombëtar Shqiptar
Dialogu, plani franko-gjerman dhe Asociacioni: Vizita e këshilltarit amerikan Chollet në Kosovë e Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration