LPD nuk do të merr pjesë në zgjedhje parlamentare
Lokale

LPD nuk do të merr pjesë në zgjedhje parlamentare

25.Mar.2016 16:15
0
Kryetari i Lëvizjes për Progres Demokratik (LPD), Jonuz Musliu ka deklaruar që kjo parti nuk do të merr pjesë në zgjedhjet parlamentare të 24 prillit, dhe që do të ftojë votuesit e tyre të mos votojnë për asnjë listë, ka njoftuar televizioni N1, transmeton Titulli.com.

“Në asnjë rast nuk do të marrim pjesë në zgjedhje parlamentare dhe do të ftojmë votuesit tonë të mos votojnë kandidatët në zgjedhjet parlamentare”, ka thënë Musliu për agjencinë Beta, përcjell N1.

Musliu, i cili është edhe kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka thënë se ky vendim është marrë sepse nuk është ndryshuar qëndrimi i Ministrisë së punëve të brendshme ndaj shqiptarëve që jetojnë në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, por edhe për shkak të problemeve me sigurimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, transmeton Titulli.com.

Ai ka thënë që “nuk sheh arsye që LPD të marrë pjesë në zgjedhje parlamentare, as që votuesit e tyre të votojnë për kandidatë tjerë derisa MPB bën presion ndaj shqiptarëve, ndërsa ministria e arsimit i degradon”./N1/

Komuna e Bujanocit ndan rreth dy milion dinarë për shoqatat e qytetarëve, përfitues edhe nga Presheva e Vranja
Partia Demokratike në Bujanoc hapi fushatën parazgjedhore dhe prezantoi 41 kandidatët e listës zgjedhore (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration