Komuna e Bujanocit ndan rreth dy milion dinarë për shoqatat e qytetarëve, përfitues edhe nga Presheva e Vranja
Lokale

Komuna e Bujanocit ndan rreth dy milion dinarë për shoqatat e qytetarëve, përfitues edhe nga Presheva e Vranja

25.Mar.2016 15:39
0
Rreth dy milion dinarë janë ndarë nga buxheti i komunës së Bujanocit për gjithsej 47 shoqata të qytetarëve që kanë përfituar mjete nga buxheti i vitit 2016, raporton Titulli.com.

Në mesin e shoqatave përfituese të mjeteve janë edhe disa nga komuna e Preshevës dhe ajo e Vranjës, por shumica janë nga komuna e Bujanocit.

Shumat e ndara për secilën shoqatë janë prej 20 mijë deri në 90 mijë dinarë sa kanë marrë “Sky production” nga Bujanoci dhe Shoqata për ndihmë personave me aftësi të kufizuara mendore nga Vranja, njofton Titulli.com.

Por, ish aktivisti i shoqërisë civile, Egzon Lakna, kandidat për këshilltar lokal në listën e PVD-së, këtë ndarje të mjeteve nga ana e komunës së Bujanocit e vlerëson si “ndarje për qëllime elektorale”.

“Po shihet qartas që ndarje e mjeteve ku janë prekur nga pak të gjithë shoqatat është bërë për qëllime elektorale”, ka thënë Lakna për portalin Titulli.com.

Sipas fjalëve të tij, nuk mund të presim efikasitet me mjetet e ndara ku shoqatat serioze barazohen me shoqatat tjera për nga ndarja e fondeve.

Komuna e Bujanocit edhe në vitin e kaluar ka ndarë një shumë afërsisht të njëjtë të mjeteve, ku përfituese të mjeteve kanë qenë 40 shoqata të qytetarëve./Titulli.com/

Gjendet i vdekur një 26 vjeçar në Liqenin e Bujanocit
LPD nuk do të merr pjesë në zgjedhje parlamentare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration