Lista ''Partia Demokratike-Për Medvegjën'' gati për zgjedhjet e parakohshme lokale
Lista ''Partia Demokratike - Për Medvegjën'' po bënë përgatitjet e fundit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme lokale, thuhet në njoftimin e partisë Demokratike në Bujanoc.
PARTIA DEMOKRATIKE NË MEDVEGJË PO BËNË PËRGATITJET E FUNDIT PËR ZGJEDHJET LOKALE TË 17 DHJETORIT 2023:
Lista ''Partia Demokratike - Për Medvegjën'' me bartës të listës Fehmi Beja që në zgjedhjet e parakohëshme lokale garon me numrin 2, po bënë përgatitjet e fundit për t'i mobilizuar shqiptarët e Medvegjës për zgjedhjet lokale të 17 dhjetorit 2023.
Në takimin e sotëm me strukturat e saja, në prani edhe të kryetarit të PD-së Nagip Arifi u diskutua rreth rëndësisë që kanë këto zgjedhje për të ruajtur interesin kombëtar dhe vazhdimin e përpjekeve politike për realizimin e drejtave legjitime të shqiptarëve që jetojnë në Medvegjë.
Në këto zgjedhje, Partia Demokratike është partia e vetme shqiptare që po grumbullon shqiptarët në Medvegjë, andaj edhe shqiptarët në këtë komunë nuk do të hamendësohen se cilën parti duhet votuar.
Lista e Partisë Demokratike përveç bartësit të saj Fehmi Beja, përbëhet edhe nga Bajram Mustafa, kryetar i degës së PD-së në Medvegjë, që vijon me Arben Feratin, Arbenita Sula, Florentina Rama, Egzona Halimi, Fahrije Aziroviq dhe Valmir Murati.
Partia Demokratike fton të gjithë qytetarët shqiptarë në komunën e Medvegjës, si dhe ata që përkohësisht jetojnë dhe punojnë në Republikën e Kosovës, që të dielën sa më masovikisht të dalin për të votuar listën numër 2 - Partia Demokratike - Për Medvegjën.
Është shumë e rëndësishme që shqiptarët të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të drejtat e mohuara, për të ngritur zërin kundër pasivizimit të adresave, si dhe për të dëshmuar se Medvegja është shqiptare.
Medvegja, sot ka nevojë për përkrahjen e gjithësecilit.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/edvegje-lista.jpg): failed to open stream: No such file or directory