Lista “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon-Shaip Kamberi” mbajti tubim në Prishtinë
Lista “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon - Shaip Kamberi” me numër 13, ka mbajtur tubimi promovues zgjedhorë në Prishtinë ku dhe mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Postimi në Facebook nga bartësi i kësaj liste, Shaip Kamberi:
Sonte Lugina ishte në Kosovë, e Kosova me Luginën.
Si asnjëherë.
Të gjithë bashkë për t’ia dhënë shtytjen e fundit mobilizimit tonë të përbashkët për fitoren e shqiptarëve me 17 dhjetor.
Bashkë me kryministrin Albin Kurti dhe partnerët e listës tonë të përbashkët takuam bashkëvendasit nga Lugina e Preshevës që jetojnë e veprojnë në Kosovë.
Nga masoviteti i pjesmarrjes, morrëm mesazhin e qartë të mbështetjes nga luginasit e Kosovës për të vazhduar betejën e listës sonë me numër 13 për zgjedhjet e 17 dhjetorit!
Së bashku me PDSH, LPD, UDSH e AL jemi bërë bashkë për t’ju mos dorëzuar shtypjes së Beogradit.
Të vendosur të vazhdojmë betejën për të vërtetën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Për liri e barazi!
Për shqiptarët!
Betejë pas beteje- deri në fitoren përfundimtare
13