Lista “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon-Shaip Kamberi” certifikohet me numër 13, bartësi kërkon mbështetje (video)
Lokale

Lista “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon-Shaip Kamberi” certifikohet me numër 13, bartësi kërkon mbështetje (video)

26.Nov.2023 21:26
0

Komisioni Republkan Zgjedhor ka certifikuar listën zgjedhore me numër 13 "BETEJA POLITIKE E SHQIPTARËVE VAZHDON – SHAIP KAMBERI” e cila merrë pjesë në zgjedhjet parlamentare më 17 dhjetor 2023.

Bartësi i listës përmes një video mesazhi ka kërkuar mbështetjen për mandat deputeti në parlamentin e Serbisë.

"Faleminderit për përkrahjen e Listës tonë. Ajo sot u certifikua. Numri është 13 e beteja jonë e përbashkët vazhdon", u shpreh mes tjerash Kamberi.

Shaip Kamberi, ka njoftuar se do synojë të zgjidhet prapë deputet në zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit si bartësi i ”Koalicionit të shqiptarëve të Luginës” e cila është certifikuar nga Komisioni Qendror i Serbisë dhe do ketë numrin 13.

“Të nderuar shqiptarë të Luginës së Preshevës, e di zgjedhjet e shpeshta janë të tepërta, sidomos për ju. Të lehta nuk janë as për ne. E rëndësishme të vazhdojnë dhe të luftojmë në çdo formë demokratike edhe në Parlamentin që na duan më së paku, e prej nga zëri ynë dëgjohet më së shumti”, tha ia përmes një video-mesazhi në Facebook.

Kamberi ka theksuar se diskriminimi i shqiptarëve vazhdon të jetë i përditshëm, dhe se “urrejtja që ka ushqyer ky pushtet autokrat ndaj shqiptarëve si popull, e Kosovës si shtet është i pa precedent, ndaj tyre nuk duhet heshtur”.
Ai ka potencuar se kjo politikë serbe “na mohon integrimin, flamurin dhe na pasivizon edhe adresat me qëllim të ndryshimit të strukturës etnike të komunave tona”.

 

“Që mund ta themi të vërtetën na duhet ndihma e juaj, e secilit prej jush. Në këtë luftë të përbashkët së bashku me Partinë Demokratike Shqiptare, Lëvizjen e Progresit Demokratik, Unionin Demokratik Shqiptar e Aleancën për Luginën kemi krijuar listën e përbashkët dhe beteja politike shqiptare vazhdon për zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit”, theksoi ai.

Me 1 nëntor, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç shpalli mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare me 17 dhjetor, të tretat me radhë në Serbi në tre vjet e gjysmë.

Shaip Kamberi Lista zgjedhore 13: VIDEO

 

 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/amberi-deputet.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kurti takohet me Amina Nurajn, aktiviste e çështjes shqiptare në Sanxhak
Këngëtarja rumune që mahniti me interpretimin “Mora Fjalë”, paralajmëron vizitë në Kosovë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration