Lokale
Liderët e Luginës ftojnë serbët e veriut të Kosovës të dalin në zgjedhje
[caption id="attachment_86801" align="alignleft" width="300"] Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi[/caption]
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe zv.kryetari i komunës së Preshevës Skender Destani i kanë bërë ftesë serbëve të veriut të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen atje.
Kryetari Arifi vlerëson se serbët nga veriu i Kosovës duhet të dalin në zgjedhje dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.
Ai gjatë një prononcimi për “Jugpress” ka thënë se “kjo është me rëndësi për bashkësinë nacionale serbe në Kosovë”.
“Personalisht mendoj se serbët në veri të Kosovës, të cilët nuk kanë dalë në zgjedhje që nga viti 2000, duhet të shfrytëzojn këtë rast duke marrë pjesë në to”, ka thënë Arifi i cili ka vlerësuar edhe angazhimin e OSBE-së në këto zgjedhje në veri të Kosovës.
[caption id="attachment_54026" align="alignright" width="300"] Zv.kryetari i komunës së Preshevës, Skender Destani[/caption]
Zëvendës kryetari i komunës së Preshevës Skender Destani vlerëson se serbët e Kosovë asgjë nuk do të fitojnë me bojkotim të zgjedhjeve lokale dhe se gjithsesi duhet të marrin pjesë në to.
“Asnjëherë nuk kamë parashtruar pyetjen se a duhet të dilet në zgjedhje kur është fjala për shqiptarët në Serbi dhe serbët në veri të Kosovës. Duhet të dilet në zgjedhje në mënyrë që me votën e tyre secili qytetarë të marrë pjesë në ndërtimin e ardhmërisë së vet”, është shprehur Destani.
“Serbët duhet të dalin në zgjedhjet lokale në Kosovë dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në bashkësitë lokale”, ka porositur Destani./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/09/zgjedhjet-kosove.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!