Lokale
Edhe një paralele e mjekësisë në shkollën teknike “Presheva”
Ministria e Arsimit k lejuar hapjen edhe të një paralele në drejtimin e mjekësisë në shkollën teknike “Presheva”
Pas kërkesës së drejtorisë së shkollës së mesme teknike “Presheva” në Preshevë, Ministria e Arsimit e Serbisë ka lejuar që këtë vit të hapet edhe një paralele në drejtimin e mjekësisë.
Sipas drejtorit Telat Arifi interesimi i nxënësve në mjekësi ka qenë shumë i lartë dhe këtë vit do të ketë 37 nxënës.
Kriteri i pranimit ka qenë sipas suksesit, pasi ministria e arsimit anuloi provimin e semimaturës.
Këtë vit shkolla e mesme teknike “Presheva” nxjerr edhe gjeneratën e parë të drejtimit të mjekësisë. Ndërkaq kjo shkollë tashmë ka bërë edhe sistemimin e nxënësve nëpër drejtimet e përcaktuara.
Drejtori Telat Arifi gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë kohës së pushimit në objektin shkollor janë kryer edhe një sërë investimesh, kështu që gjithçka ka qenë gati për fillimin e procesit mësimor.
Në këtë vit kjo shkollë do të ketë 47 paralele në gjuhën shqipe, 4 në gjuhën serbe me gjithsejtë 1218 nxënës.
Për herë të parë drejtimi i mjekësisë në këtë shkollë është lejuar të hapet para tre viteve. /Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/09/Shkolla-teknike.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!