Kuvendi komunal i Bujanocit humbi shumicën shqiptare, serbët votojnë rishikimin e buxhetit
Kuvendi komunal i komunës së Bujanocit në seancën (IV) e së hënës ka votuar rishikimin e buxhetit për vitin 2023 dhe ishte temë diskutimi indjeshëm nga këshilltarët shqiptarë, shkruan Titulli.com.
Arbër Pajaziti këshilltarë nga opozita brenda APN-së është shprehur se ky buxhet të cilin e ka kundërshtuar para se të aprovohet si i tillë, sepse ai nuk i shërben qyetarëve tanë por pushtetarëve dhe oligarkëve të tyre.
Edhe këshilltari tjetër nga radhët e APN-së, Florim Agaj është deklaruar i paknaqur për mos mbështetjen e propozimit të tij.
“Kërkesë për ndarjen e mjeteve për rregullimin e terenit sportiv në oborrin e shkollës fillore Naim Frashëri në Bujanoc, në të cilin tash më vetëm se jemi duke i zhvilluar ushtrimet me fëmijet me ato kushte që janë. Propozim ky i dyti me rradhë që e kërkoj në kuvend, dhe njejtë edhe këtë herë nuk kaloj nga shumica”, është shprehur Agaj.
Rishikimi i buxhetit i komunës së Bujanocit në seancën e katërt nuk është mbështetur nga shumica e këshilltarërve shqiptarë të kuvendit komunal ndërsa pro kanë votuar 19 këshilltarë shqiptarë, 9 serbë dhe 2 romë ndërsa është kundërshtuar nga 7 këshillëtarë shqiptar dhe tjerë serbë nga 41 sa ka gjithsejt kuvendi.
Këshilltari nga radhët e listës së PPS, që votoi pro Miodrag Milkoviq ka thënë se me rishikimin e buxhetit komuniteti serb përfitoi rreth 10 milion dinarë projekte.
Nga seanca e fundit e kuvendit komunal shihet se është humbur shumica shqiptare prej 22 këshilltarëve ne kuvend ndërsa zgjedhjet e rregullta lokale do duhej te mbahen në pjesën e parë të vitt 2024./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/uvendi-komunal.jpg): failed to open stream: No such file or directory