''Grupet kriminale të Ballkanit Perëndimor kontrollojnë tregjet e kokainës në Britani''
Rajoni dhe Politika

''Grupet kriminale të Ballkanit Perëndimor kontrollojnë tregjet e kokainës në Britani''

19.Sep.2023 07:40
0

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe (NCA) ka zbuluar se grupet kriminale të Ballkanit Perëndimor kanë marrë nën kontroll më shumë tregje të kokainës dhe kanabisit në vend.

Bëhet fjalë për afro 120 tonë kokainë dhe 40 tonë heroinë, të cilat konsumohen çdo vit në MB, pohoi drejtori i Përgjithshëm i NCA-s, Graeme Biggar. 

“Përdorimi i paligjshëm i drogës mbetet shtytësi kryesor i krimit të rëndë dhe të organizuar, dhe është i lidhur me armët e zjarrit, dhunën serioze, skllavërinë moderne, vjedhjet dhe grabitjet, dhe pastrimin e parave. Konfiskimet e drogës, brenda Britanisë së Madhe, në kufi dhe jashtë shtetit, janë në nivelet më të larta historike, por oferta ka rezultuar elastike, duke reflektuar fitimet që duhen bërë”, theksoi Biggar. 

Që nga themelimi i saj në vitin 2013, NCA-ja ka ekzistuar për të përmbushur dy funksione: të reduktojë krimin, si nëpërmjet hetimeve të veta, ashtu edhe duke koordinuar, mundësuar dhe udhëhequr punën e të gjithë partnerëve të zbatimit të ligjit.

 

E dyta është një funksion i ‘inteligjencës kriminale’, i përdorur për të mbledhur, analizuar dhe shpërndarë informacione të inteligjencës, duke përfshirë bërjen e vlerësimeve dhe sigurimin që Britania e kupton plotësisht shkallën e kërcënimit nga krimi i rëndë dhe i organizuar dhe se si po ndryshon.

Në mbështetje të funksionit të dytë, NCA-ja publikoi Vlerësimin Strategjik Kombëtar të Krimit të Rënda dhe të Organizuar për vitin 2023. 

 

Vlerësimi bazohet në inteligjencën e analizës nga të gjitha organet e zbatimit të ligjit dhe organizatat partnere në qeveri, sektorin privat, akademinë dhe shoqërinë civile.

Raporti përshkruan kërcënimin ndaj Mbretërisë së Bashkuar nga krimi i rëndë dhe i organizuar dhe se si ai vazhdon të zhvillohet dhe në disa fusha të rritet.

Vlerësimi rendit disa nga kërcënimet kryesore me të cilat përballet MB sot, duke përfshirë: Krimin e Organizuar të Emigracionit; Përdorimin e paligjshëm të drogës; Përdorimin e armëve të zjarrit; Abuzimin seksual të fëmijëve; Mashtrimin; Ransomware dhe Pastrimin e parave.

Drejtori i Përgjithshëm Graeme Biggar përfundoi fjalimin e tij duke deklaruar se teknologjia duhet të drejtojë reagimin e NCA-s ndaj krimit të rëndë dhe të organizuar.

Kjo do të thotë se nevojiten dy ndryshime thelbësore. Zbatimi i ligjit, duke përfshirë NCA-n, duhet të bëjë më shumë për të qenë në avantazhin e teknologjisë së re: kjo do të kërkojë vizion kolektiv dhe investime të qëndrueshme.

Dhe së dyti nevoja për një partneritet efektiv strategjik nga kompanitë e teknologjisë në mënyrë që të korrin përfitimet nga teknologjia, në vend që të vuajnë pasojat.

 
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ca-britani.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kuvendi komunal i Bujanocit humbi shumicën shqiptare, serbët votojnë rishikimin e buxhetit
U kap në flagrancë me miliona euro, Eva Kaili dëshmon përpara Parlamentit Europian
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration