Kuvendi Komunal, Kamberi: Unë nuk kam plan të kandidoj për kryetarë komune
Lokale

Kuvendi Komunal, Kamberi: Unë nuk kam plan të kandidoj për kryetarë komune

09.Dec.2019 14:07
0

Kryetari i komunës, Shaip Kamberi i cili ishte edhe i pranishëm në seancën e sotme të Kuvendit Komunal ndër të tjera ka sqaruar se pse po bëhet rebalanci apo rishikimi i buxhetit për 2019-në këtë herë. Kamberi para këshilltarëve komunal sqaroi se  ndër të tjera është edhe një akt i cili mundësohet edhe me ligj, shkruan Titulli.com.

 Disa nga arsyet të cilët i përmendi kryetari i komunës ishin edhe taksa 29 milionë dinarë e Simpos, pastaj është edhe 68 milionë dinarë të cilët deri më ani janë vjel nga komuna e Bujanocit për shtyllat e energjisë të Distribucionit Elektrik dhe më këto mjete me një vendim të qeverisë nuk do të i marrë komuna.

 “Rebalanci apo rishikimi është një akt me të drejt ligjore. Arsye kryesore janë: 29 milionë taksa te cilat kanë qenë te parapara nga Simpo. Javën që shkoi mësuam që nuk mund të marrim taksën e Distribucionit prej 68 milionëve. 27 milionë janë nga kontestet e humbura që kanë filluar shumë kohë më parë. Pastaj kemi mjetet e pa shfrytëzuara të Trupit Koordinues dhe deri te martën besoj do të kemi mundësi të i shfrytëzojmë këto mjete nga TK-ja” – tha Kamberi.

 Ndër të tjera nga opozita u përmend edhe “hajni”, ku Kamberi tha se për të gjithë ata që quajtën ashtu pa fakte do të iu niset padia drejtuar opozitës. Por ajo që ishte edhe më e bujshme lajmi që vet kryetari i komunës tha se nuk do të kandidojë më për kryetar komune.  


“U thanë fjalë të mëdha, madje edhe hajna. Publikisht e them që ndaj tyre do te niset padia, ose le ta faktoje këtë gjë. Ata që mendojnë që janë kundër të votojnë kundër. Premtimet i kemi ne jo, ju ne e kemi për obligim dhe do ti mbajmë. Ju keni premtuar edhe fabrika në Dobrosin. Unë nuk i lejoj kurrë vetes që të kërkoj votën me premtime. Unë nuk kam plan të kandidoj për kryetar komune. Kurse kush është formal dhe i vërtet i komunës ajo shihet se shumica absolute e shqiptareve ne 2008-në është prish nga ata qe po qahen për një këshilltarë, (opozita). Pagesat e dëmeve që ja keni shkaktuar komunës me nxjerrjen e punëtorëve nga puna në kohët tuaja, e ka sjell në këtë situatë dhe që e kemi nga jashtë dhe jo nga keqqeverisja. Me dal ne Kuvend me akuzu për hajdutëri nuk mund të kaloj, sillni faktet. Të thuash që është antishqiptare dhe mos te votosh kundër e tregon qe sa politike është” – tha Kamberi nga foltorja. /Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/h%20Kamberi.JPG): failed to open stream: No such file or directory
Debat për rishikimin e buxhetit komunal të Bujanocit për 2019: Vendbanimet shqiptare dëmtohen?
Kalon rebalanci i buxhetit të 2019-së në Kuvendin Komunal të Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration