Debat për rishikimin e buxhetit komunal të Bujanocit për 2019: Vendbanimet shqiptare dëmtohen?
Në kuvendin komunal të komunës së Bujanocit vazhdon debati lidhur me pikat e rendit të ditës në të cilat diskutohet vendimi mbi rishikimin e buxhetit për vitin 2019.
Sipas diskutimeve që po zhvillohen në seancën e sotme të 7 me radhë për këtë vit thuhet se vendbanimet shqiptare po dëmtohen nga ky rishikim me projekte ndërsa buxheti total zvogëlohet për 50 milion dinarë, shkruan titulli.com.
“Ata të cilët e kanë lexuar shihet se zvogëlohet buxheti me 50 milion dinarë. Kërkohen 30 milion për rrugën Mohoc- Zarbincë, 10 milion për ujin në Tërnoc. 18 rrugë hiqen nga vendbanimet shqiptare. Gjithashtu hiqet një pozicion 20 milion nga bujqësia që pozita e ka reklamuar aq shumë”, theksoi mes tjerash Nagip Arifi, këshilltar opozitar nga Partia Demokratike.
Ai propozoi që pikën 1 dhe 2 të hiqen nga rendi i ditës që ka paraparë 4 pika të shtjellohen sot ndërsa këshilltarët komunal nga partitë qeverisëse po arsyetojnë propozimet e tyre.
Debati vazhdon akoma për rendin e ditës ndërsa këshilltarit Nagip Arifi i është hequr fjala nga kryetari i kuvendit pasi sipas tij kishte kaluar kohën, por Arifi u shpreh se nëse edhe një herë i hiqet e drejta e fjalës do të dal në foltore./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/uvendi-komunal-bujanoc-.jpg): failed to open stream: No such file or directory