titulli.com
Lokale

Kujdes nga zjarret në Bujanoc, pasojnë dënimet

30.Jul.2012 16:20
0
Shtabi për situata të jashtëzakonshme në Bujanoc ka mbajtur mbledhjen e parë pas kustituimit të organeve lokale dhe ka shqyrtuar situatën e përgjithshme në territorin e komunës. Rexhep Rexhepi, kryeshef i shtabit tha se është biseduar për masat parandaluese që duhet ndërmarrë në rast ndonjë rreziku të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore apo njerëz të ndryshëm. Ne këtë takim u bisedua për organizimin e mbrojtjes civile me organizimin e 5 bashkësive lokale operative. “Në  qoftë së paraqiten zjarret, vërshimet apo ndonjë rrezik tjetër për qytetarët tonë, atëherë ata duhet të lajmërojnë  shtabin e jashtëzakonshëm dhe ne pastaj do të koordinojmë  të gjitha aktivitetet për shpëtimin e objekteve apo njerëzve”, deklaroi Rexhepi. Ai ka shpjeguar në mbledhje edhe kërkesat  e disa qytetarëve për vlerësimin e  dëmeve të zjarrit të gjitha këto nga sektori për situata te jashtëzakonshme dhe kompensimin e tyre. Mirëpo Rexhepi ka shtuar se Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka mjete për kompensimin e këtyre dëmeve dhe nuk ka mundësi të bëhet dëmshpërblimi i këtyre qytetarëve. Shtabi për situata të jashtëzakonshme në Bujanoc rekomandon qytetarët që të jenë më të kujdesshëm dhe gjithë ata që do të ndezin zjarre nëpër ambientet e hapura do t’i pasojë dënimi sipas ligjit. Sipas Rexhepit, punëtorët e shtabit janë të aftësuar për të marrë masa në raste të ndryshme emergjente. Problemi shqetësues nga shtabi për situata të jashtëzakonshme përveç zjarreve të mundshme nëpër hapësira të ndryshme është edhe mungesa e ujit të pijshëm për disa vendbanime në komunën e Bujanocit./Zilihaje Selmani/Titulli.com/  
450 palë syze donacion për qytetarët preshevarë
Shqetësuese, rënie drastike e numrit të nxënësve në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration