titulli.com
Lokale

450 palë syze donacion për qytetarët preshevarë

30.Jul.2012 19:26
0
Nëse dikur mbajtja e syzeve me dioptri tek ne shikohej në aspektin negativ, sidomos për një te ri kjo dukuri tani më ka thyer të gjitha tabutë. Sot gati çdo qytetar me nevojë merr me kohë pasat preventive duke përdorur syze dhe kështu duke ruajtur shqisat e të pamurit, transmeton Titulli. Një vetëdijesim tash e katër vite po e aplikon një mërgimtarë nga Rahovica Fitim Islami. Ai ka sjellë 450 palë syze të llojeve të ndryshme të cilat do ti ndahen qytetarëve në nevojë. “Ideja më ka lindë nga ajo sepse unë jam oftamolog me profesion dhe për këtë arsye e di se sa është e rëndësishme bartja e syzeve, sepse ato shërbejnë për të parë më mirë, qetësuar kokën apo për të lexuar më mirë. Në këtë vend janë kushtet më të vështira dhe vendosa që këto syza të i shpërndajë në Preshevë. Syzat janë sende elementare dhe nuk janë luks”, ka thënë Islami për TVP. Sipas Islamit, gjatë vitit 2008 këtë iniciativë tash e cila më është bërë traditë e kishte marrë nga ish punëdhënësi i tij në Zvicërr, i cili po mendonte që syzet ti destinonte për në shtetin Rumun. Me gjithat pas kërkesës së Ftimit ato u dedikuan për në Preshevë, që nga ajo kohë ky aksion humanitar, Ftimi e realizon duke grumbulluar syze të përdorura në ordinanca private të oftalmologjisë dhe i sjell në vendlindje ku shumë qytetarë kanë arrit të pajisen. Fitim Islami bënë apel tek të gjithë qytetarët që këto syzet të vinë dhe ti marrin të gjithë ata që kanë nevojë. Shpërndarja e syzeve do të bëhet të mërkurën në Shtëpinë  e Kulturës “Abdullah Krashnica”, duke filluar nga ora 10h ku çdo qytetarë që ka nevojë mund ti marrë ato falas./Titulli.com/
Arifi ia “shtrëngon” dorën kampionit në Kikboks
Kujdes nga zjarret në Bujanoc, pasojnë dënimet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration