Kryetari i Bujanocit: Kosova po e ndihmon Luginën vetëm në situata të jashtëzakonshme
Lokale

Kryetari i Bujanocit: Kosova po e ndihmon Luginën vetëm në situata të jashtëzakonshme

05.Jul.2021 07:10
0

Lugina e Preshevës po ndihmohet nga Kosova vetëm në situata të jashtëzakonshme. Kështu pohoi për Indeksonline, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Kryetari Arifi tha se kanë pasur gjithmonë bashkëpunim të mirë me Institucionet e Kosovës, mirëpo sipas tij, përkrahja e Kosovës ndaj tyre është shumë e vogël, krahasuar me ndihmën që Serbia i jep bashkëkombasve të vet në Kosovë.

 

“Lugina e Preshevës përveç përkrahjes morale, ka nevojë edhe për përkrahje financiare për të realizuar projekte konkrete. Dua të veçojë se Kosova i ka dalë në ndihmë Luginës gjatë vitit të kaluar me 500.000 euro për luftimin kundër pandemisë Covid-19.

Gjithashtu, këtë vit është ndihmuar Bujanoci me 200.000 eurove me rastin e rikuperimeve të vërshimeve dhe së fundi Presheva me 100.000 euro, po ashtu për sanimin e dëmeve nga vërshimet. Por, siç po e vëreni, Lugina po ndihmohet vetëm në situata të jashtëzakonshme“, u shpreh Arifi.

Ai shtoi se Lugina ka nevojë për përkrahje të vazhdueshme që do të ndikojë në rritjen e mirëqenies qytetare.

 

Më 22 qeshor, kryeministri Kurti priti në takim kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani dhe kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi, me të cilët bisedoi për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në këto tri vendbanime dhe në viset e tjera në Serbi.

Në këtë takim, Arifi tha se ndër temat që kanë zhvilluar ka qenë edhe statusi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në bisedimet Kosovë – Serbi.

“Kemi kërkuar që të shqyrtohen drejt kërkesat tona në këtë proces. Kuptohet që dialogu nuk është diçka e lehtë.

Po ashtu, në takim kemi kërkuar që Fondi Kombëtar për Luginën e Preshevës i nënshkruar nga dy qeveritë, ajo shqiptare dhe e Kosovës të jetësohet. Ka edhe një program tjetër që ka aprovuar ish qeveria Hoti për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës, por e cila ka mbetur vetëm në letër.

Nëse këto dyja nuk gjejnë zbatim, atëherë le të futet një linjë në buxhetin e Kosovës për komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës”, përfundoi kryetari Arifi.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/rifi-komuna-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kryetarja e Preshevës: Pozitive që Albin Kurti na përmendi në Bruksel
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration