Lokale
Kryetari Arifi ngushëllon Ambasadorin e SHBA-së
Përmes një letre të dërguar sot, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka ngushëlluar Ambasadorin e SHBA-së në Beograd për viktimat e stuhisë në shtetin e Oklahomas.
“Me dhembje të thellë morëm lajmin e rëndë për tragjedinë që shkaktoi stuhia në Shtetin e Oklahomas, duke lënë të vdekur 91 persona dhe shumë dëme të tjera material”, shkruan Arifi në telegramin ngushëllues.
Arifi në emrin e tij personal, të Administratës Komunale të Bujanocit dhe të qytetarëve të saj, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve të qytetarëve amerikan dhe për dhembjen e shkaktuar familjeve dhe popullit amerikanë nga kjo ngjarje e rëndë.
“Në këto momente të rënda dhe pikëllimi për shtetin tuaj, lutjet tona janë me popullin amerikan”, thuhet në ngushëllimin e kryetarit Arifi dërguar Ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Michael Kirby./Titulli.com/
telegram ngushëllimi (shqip)
telegram ngushëllimi (anglisht)
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/nagip-arifi1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!