Lokale
Çështja e Luginës pas normalizimit të veriut
Deputeti nga radhët e PDK-së, Arsim Bajrami ka deklaruar se autoritetet e Kosovës nuk kanë mundur që ta shtrojnë formulën e reciprocitetin ndërmjet veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës. Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak se Kosova nuk kishte sovranitet në pjesën veriore, ndërsa Serbia e kishte krejt aparatin e vet represiv në Luginën e Preshevës.
“Për momentin nuk kemi pasur mbështetjen e autoriteteve ndërkombëtare për të kushtëzuar problemin e shqiptarëve në Serbi me çështjen e serbëve në pjesën veriore të Kosovës. Prandaj, nuk kemi dashur që të rrezikojmë në këtë fazë të bisedimeve”, ka thënë Bajrami për Klan Kosova.
Megjithatë, Bajrami ka theksuar se në momentin kur Kosova do ta shtrijë autoritetin e vet në veri të Kosovës, atëherë sigurisht se do të ketë mundësi që të shtrohet parimi i reciprocitetit.
E ndërkohë, liderët e shqiptarëve në Luginën e Preshevës tashmë duket se janë të vendosur që të shuajnë divergjencat ndërmjet tyre dhe të çojnë zërin e bashkuar për të drejtat e shqiptarëve. Kjo u pa gjatë një proteste që u organizua javën e kaluar në Preshevë, në të cilën morën pjesë të gjithë liderët kryesorë.
Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë për Telegrafin se mesazhi i protestës do t’i përcillet edhe korit diplomatik në Beograd, duke nënvizuar se pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet ta përfitojnë të njëjtin status sikurse serbët në Kosovë. /Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/arsim-bajrami.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!