Lokale
Kryeparlamentari i Serbisë viziton Xhandarmërinë në Bujanoc
Kryetari i Parlamentit të Serbisë Nebojsha Stefanoviq ka vizituar njësinë e Xhandarmërisë e cila është e vendosur në zonën tokësore të sigurisë, në territorin e komunës së Bujanocit.
Stefanoviq gjatë vizitës ka biseduar me pjesëtarët e Xhandarmërisë dhe oficerët e tyre në bazat në Çarr, Breznicë dhe Dobrosinë, që siç thuhet një njoftimin e parlamentit, “të njihet me kushtet në të cilat ata jetojnë dhe punojnë”.
Kryetari i parlamentit me këtë rast është shprehur i kënaqur me kushtet në këto njësi që vizitoi, transmeton Titulli.
Sipas Stefanoviq, Serbia është përcaktuar për paqe, ndërsa sipas tij “njësitë serbe janë faktorë të paqes dhe stabilitetit në jug të Serbisë dhe në interes të gjithë qytetarëve”.
Kryeparlamentari ka thënë se “Serbia do të mbrojë integritetit e saj territorial me të gjitha mjetet diplomatike që disponon, kurse me dialog do të luftojë për kushte më të mira për qytetarët e saj në Kosovë”.
Gjatë qëndrimit të sotëm në komunë të Bujanocit, Stefanoviq u shoqërua edhe nga shefi i Xhandarmërisë Bratisllav Dinkiq./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/xhandarmeria3.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!