(i plotësuar 16:30)Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë - Konçul që lidhë Kosovën me Serbinë vazhdojn të rriten kolonat me qytetarë nga Kosova që kthehen në vendet e Evropës perëndimore.
Kolonat e gjata janë shkaktuarë si pasojë e dokumentit (format A4) që lëshonte pala serbe për shtetasit kosovarë që hyn në Serbi me dokumente të Kosovës.
Fotografitë e mëposhtme tregojn kaosin e krijuar që vazhdoi edhe në orët e pasditës./Titulli.com/
[caption id="attachment_49073" align="aligncenter" width="576"] Kolona te Dheu i Bardhë-Konçul gjatë orëve të pasditës së sotme (15:40h)[/caption]
[caption id="attachment_49075" align="aligncenter" width="576"] Kolona te Dheu i Bardhë-Konçul gjatë orëve të pasditës së sotme (15:45h)[/caption]
***************************************************************************************************************************************************************************************
Implementimi i Marrëveshjes për menaxhim të Integruar të Kufirit (IBM) nuk ka sjell asnjë dobi për kalimtarët në pikën kufitare në Konçul
Kolona dhe pritje të gjata mbi dy orë janë regjistruar që në mëngjesin e sotëm në pikën kufitare Konçul-Dheu i Bardhë, që lidhë Serbinë me Kosovën
Gazetari i Titullit i cili qëndroi sot për të parë nga afër se si po zbatohet kjo marrëveshje dhe sa ka lehtësuar dhe evituar pritjet e qytetarëve në këtë pikë kalimi, kthehet me raportin se pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar.
Pritjet e gjata po shkaktohen për shkak të dokumentit (format A4) që lëshonte pala serbe për shtetasit kosovarë që hynin në Serbi me dokumente të Kosovës.
“Jemi nisur për në Cyrih dhe erdhëm më herët për të kaluar kufirin, mirëpo procedurat për nxjerrjen e formularit te pala serbe po na vonojnë”, i tha Titullit një bashkatdhetare, e cila për dallim nga burri dhe fëmijët nuk posedonte pasaportë Zvicerane.
Shumica e makinave që pritnin në këtë pikë kufitare ishin mërgimtarë që po ktheheshin nga pushimet në vendlindje për në vendet e Evropës perëndimore.
Marrëveshja për Integrim të Kufirit përveç që ka ofruar pikat kontrolluese të vendeve, asgjë tjetër nuk ka ndryshuar.
Qytetarët nga Lugina të cilët udhëtojnë në drejtim të Kosovës me makinat e tyre edhe më tutje duhet të paguajnë sigurimin, dhe anasjelltas.
IBM, në pikën kufitare në Kunçul të komunës së Bujanocit dhe në Bërnjak në Veri të Kosovës ka filluar të implementohet në ditën e fundit të vitit 2012./Titulli.com/
[caption id="attachment_48984" align="aligncenter" width="576"] Kolona te Dheu i Bardhë-Konçul gjatë orëve të paraditës së sotme[/caption]
[caption id="attachment_48983" align="aligncenter" width="576"] Kolona te Dheu i Bardhë-Konçul gjatë orëve të paraditës së sotme[/caption]
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/Koncul-kufiri21.jpg): failed to open stream: No such file or directory