" KORONA virusi " dhe masave preventive sipas Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc
Të gjithë jemi të vetëdijshëm për seriozitetin dhe përmasat mbarëbotërore që ka marrë epidemia e virusit COVID-19 i njohur si “ KORONA VIRUSI “. Feja Islame i jep rëndësi të madhe shenjtërisë së jetës së njeriut dhe mbrojtjes së saj. Në rastet e shpërthimit të epidemive, Pejgamberi Muhamedi (s.a.v.s.) na urdhëron që: “Nëse dëgjoni se diku ka rënë epidemi, mos shkoni në atë vend! Nëse godet në një vend dhe ju ndodheni aty, mos u largoni nga aty ( kinse ) për t’i shpëtuar !”. Pra, evitimi i të gjitha lëvizjeve të panevojshme është masa paraprake që duhet të merret në të tilla raste. Feja Islame gjithashtu i jep një rëndësi të madhe higjienës personale dhe të ambientit ku jetojmë e punojmë, duke e konsideruar higjienën dhe pastërtinë si pjesë të besimit. Kjo është gjithashtu edhe si një nga masat e sugjeruara nga ekspertët për parandalimin e përhapjes së kësaj epidemie.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, duke vlerësuar situatën e krijuar nga kjo epidemi, kërkon nga të gjithë qytetarët që të marrin masat e nevojshme për tu mbrojtur nga një infektim i mundshëm nga COVID-19.
1. Të mos krijojnë panik dhe frikë në mesin e qytetarëve, duke lexuar gjithçka që shkruhet nga disa media, dhe duke përhapur lajme të rreme që dëgjojnë nga rruga etj. Sepse në raste të krizave ata që përhapin frikë dhe lajme të rrejshme te njerëzit, kan dënim të ashpër te Zoti.
Mundësia për tu prekur nga ky virus sidomos për muslimanin është e vështirë, e nëse ndodh prekja, atëherë mundësia për tu shëruar nga ky virus është 97 % ,, andaj ska asnjë nevojë për frikë dhe panikë.
2. Si besimtar musliman që jemi,, kemi bindjen se gjithçka është në dorën e Allahut, dhe asgjë nuk ndodhë pa dijen dhe lejen e Allahut. Andaj, Lidhja dhe adhurimi jonë ndaj Zotit, lutjet tona që i bëjmë pas namazeve dhe në tërësi,, gjithashtu pastërtia përmes abdesit dhe në gjithçka që porosit feja jonë dhe e ka bërë gjysma e imanit,, jemi të bindur se janë të mjaftueshme që të mbrohemi nga çdo goditje prej këtij virusi.
3. Nga masat preventive që duhet të merren janë: Masat shpirtërore dhe ato fizike. Masat shpirtërore: Duaja e paraparë për këtë nga Pejgamberi Muhamedi s.a.v.s. “ O Allah, kërkoj mbrojtje prej Teje nga çmenduria, lebra, gërbulja, dhe sëmundjet e këqija “. Gjithashtu të shtohet Istigfari, përmendja e Zotit, namazi dhe lutjet e përgjithshme për mbrojtje.
Masat fizike: Organizata botërore e shëndetësisë preferon: Larja e duarve me sapun etj. Mbuloni hundën dhe gojën me palloma ose parakrah kur teshtitni apo kollitni. Shmangëni kontaktet e afërta me çdo person që ka simptoma të rrufës apo gripit.
Produktet e mishit dhe veza, të konsumohen të gatuara / të ziera mirë. Shmangni kontaktet e pambrojtura me kafshët e egra apo kafshët e fermave.
Kurse për ju xhematë të xhamisë:
Për imamët: Sa më e shkurtë të jetë ligjërata e xhumasë max. 10 minuta. Dhe sa më pak qëndrim të panevojshëm në xhami. Ata që janë me sëmundje kronike, të falin namazin nëpër shtëpitë e tyre.
Sa më pak të përshëndetemi me dorë mes vete, gjithashtu edhe në namazin e xhumasë, por edhe në namazet tjera deri sa të kalon kjo gjendje. Sipas nevojës, të përdoren edhe maskat e gojës deri sa të kalon kjo gjendje.
Kërkojmë mirëkuptimin e besimtarëve tanë në respektimin e masave të marra, pasi mbrojtja e jetës dhe shëndetit është një obligim fetar për të gjithë besimtarët. Lusim Zotin e Gjithmëshirshëm që kjo situatë të kalojë pa pasoja për të gjithë qytetarët e kombit tonë Shqiptar, pastaj për të gjithë muslimanët në botë dhe për të gjithë njerëzit.
Shkrim i përgatitur nga KËSHILLI I BASHKISË ISLAME NË BUJANOC
copy(/home/titulli/public_html/images/image/oronavirus%20hero.jpg): failed to open stream: No such file or directory