APN hap paraqitjet për deputetë, kandidatët do të jenë befasi politike?
Alternativa për Ndryshim vazhdon të mbetet subjekti i vetëm politik që akoma nuk ka nominuar kandidatët për deputet sipas marrëveshjes së koordinuar në Tiranë për një listë të unifikuar shqiptare në Luginë të Preshevës.
Në mbledhjen e fundit APN ka caktuar koordinatorin për zgjedhjet parlamentare ndërsa për kandidatët për deputet ka hapur rrugë që të gjithë të interesuarit brenda këtij subjekti të dërgojnë kandidimin.
“Sonte është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Alternativës, ku janë diskutuar këto pika, miratimi i tekstit të Marrëveshjes koalicionare "Alternativa Demokratike Shqiptare - Lugina e Bashkuar", përcaktimi i koordinatorit në këtë proces zgjedhor brenda koalicionit nga radhët e Alternativës, hapja e kandidaturave për deputet popullor nga radhët e Alternativës për Ndryshim. Në mënyrë unanime u votua për koordinator brenda koalicionit shqiptar është votuar Visar Mehmeti”, thuhet mes tjerash në njoftimin e APN-së.
APN ka njoftuar se sa i përket kandidaturave për deputet popullor është dakorduar që të gjithë të interesuarit nga radhët e strukturave të Alternativës, kandidimin e vet ta dërgojnë më së voni deri te dielën 15.03.2020 në ora 15:00, në emailin info@ndryshimi.com.
Burime të Titulli.com brenda Alternativës për Ndryshim kanë thënë se propozimet për kandidatët për deputet do të jetë befasi për shumicën e APN-së dhe subjekteve tjera politike lokale./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/lternativa-presheve.jpg): failed to open stream: No such file or directory