Kongresi Global i Medias: Media konvencionale duhet të ndryshojë
Shkencë dhe teknologji

Kongresi Global i Medias: Media konvencionale duhet të ndryshojë

17.Nov.2022 09:24
0

ABU DABI, 16 nëntor /ATSH/ – Media sociale përdoret nga rreth 80 për qind e konsumatorëve të medias amerikane, sipas Bain & Company, një nga tre konsulentët më të mëdhenj të menaxhimit në botë, shkruan Hatem Husein për agjencinë emirate të lajmeve, WAM.

Zbulimi nënkupton që nëse doni të kontaktoni dikë, sigurisht që ekziston një platformë për ta bërë këtë.

Pavarësisht konkurrencës ”PewDiePie”, ”Kids Diana Show” dhe ”Vlad and Niki” janë ende ndër 10 kanalet më të abonuar në YouTube dhe secili prej të cilëve përmban përmbajtje origjinale të krijuesve.

Audienca po zgjeron vëmendjen ndaj tyre dhe shikueshmëria shkon përtej përmbajtjes së prodhuar në mënyrë profesionale.

Ky është një nga mesazhet themelore të Kongresit Global të Medias (GMC) i cili u hap në Abu Dabi, ku drejtuesit kryesorë të medieve dhe politikëbërësit mblidhen për të lehtësuar lidhjet e biznesit global dhe rigjetjen e veçanësisë në peizazhin e medias së shkruar.

Zhvillimet drastike nëpër të cilat ka kaluar bota gjatë viteve të fundit, kryesisht pandemia e Covid-19, kanë shkaktuar një rritje astronomike të konsumit të medieve digjitale dhe lehtësinë me të cilën konsumatorët mund të blejnë.

GMC-ja paraqet një fakt të besueshëm që pohon se media nuk do të thotë që vetëm disa mund të jenë në një pozicion të privilegjuar për të ofruar përmbajtje.

Jeni piktor? Atëherë paraqitini krijimet tuaja në TikTok. Jeni fotograf i talentuar? Ngarkojini fotot tuaja në Instagram. Keni nevojë për të financuar karrierën tuaj të shkrimit? Gjeni një audiencë me pagesë për tregimet tuaja në Wattpad e tjerë.

Një tjetër temë themelore është edhe metaverse.

“Unë mendoj se inteligjenca artificiale, teknikat më të reja të shpërndarjes së lajmeve në shumë platforma dhe potenciali i madh i metaverses dhe transformimi që do të diktojë janë të gjitha ndër nxitësit e ndryshimeve të rëndësishme në industri”, thotë drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Lajmeve të Emirateve, Mohamed Jalal Al Rayssi.

Nëse dëgjoni fjalën “metaverse” dhe mendoni për lojëra video, nuk e keni gabim, por panelistët dhe folësit e GMC po përpiqen të thonë se kjo shkon përtej kësaj.

Ndërsa botët virtuale janë rritur, ato tani përfshijnë ngjarje si koncerte, blerje dhe aktivitete të tjera që dikur supozohej se ishin të kufizuara në botën fizike.

Këto botë u japin përdoruesve të tyre stile të ndryshme jetese dhe koncepti i cilësimeve alternative virtuale gradualisht do të përshkojë jetën e përditshme jashtë sferës së lojtarëve. Ndryshimi po vjen – na pëlqen apo jo!./ a.jor.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/lobal-media-kongres.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Këshilltarja politike e Kurtit për Preshevë takohet me ambasadorin e Kosovës në Bruksel
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve konstaton rezultatet për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration