Këshilltarja politike e Kurtit për Preshevë takohet me ambasadorin e Kosovës në Bruksel
Lokale

Këshilltarja politike e Kurtit për Preshevë takohet me ambasadorin e Kosovës në Bruksel

17.Nov.2022 08:57
0

Ardita Sinani, këshilltare politike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, është takuar me ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajramin, me të cilin ka biseduar pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. 

“Bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale rreth Kosovës, por edhe për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të cilët mbetën të diskriminuar dhe të shtypur, gjë që konfirmohet edhe nga raportet e ndryshme zyrtare të instancave të Bashkimit Evropian dhe të administratave të njëpasnjëshme amerikane”, ka thënë Sinani. 

Ajo ka theksuar se harmonizimi i standardeve të të drejtave të komuniteteve jo shumicë midis dy vendeve dialoguese, Kosovës dhe Serbisë, është në interes të paqes së nesërme midis tyre dhe jo vetëm.

“Ambasadorin Bajrami dhe stafin e Ambasadës së Republikës së Kosovës e falënderova posaçërisht për kontributin dhe angazhimin e dhënë në këtë drejtim”. /express/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/inani-bajtmai-bruksel.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ballkani Perëndimor: Detaje për 3 marrëveshjet e samitit të Procesit të Berlinit
Kongresi Global i Medias: Media konvencionale duhet të ndryshojë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration